BallinaAktualitetRenditja/ Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja shteti i cili kryeson...

Renditja/ Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja shteti i cili kryeson listën me 916 miliardë dollarë

spot_img
spot_img

Shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord të ri në vitin 2023 për të nëntin vit radhazi.

Sipas një raporti, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes me qendër në Stokholm, SIPRI, shpenzimet ushtarake në terma realë, pa inflacionin, u rritën me 6.8% në vitin 2023, duke arritur në 2.44 trilionë dollarë, kundrejt 2.24 trilionë në vitin 2022, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 2009, nënvizon Instituti. Të 10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë i kanë rritur në masë të madhe. Lufta Rusi-Ukrainë shihet si arsyeja kryesore e rritjes spektakolare të shpenzimeve.

“Të gjitha rajonet që ne studiojmë kanë pësuar një rritje”, thuhet në raportin i cili zbulon se “bota ndihet më pak e sigurt dhe ndoshta po përdor masa të ashpra për sigurinë e tyre dhe jo mjete diplomatike,” i tha Agjencisë Gjermane studiuesi i SIPRI, Lorenzo Scarazzato.

SHBA mbetet deri tani numri një në botë, me shpenzimet ushtarake që arrijnë në 916 miliardë dollarë. Kjo është më shumë se një e treta – 37% – e shpenzimeve ushtarake globale dhe afërsisht tre herë më shumë se vendi i dytë, Kina.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular