Skuadra e Bllekbërn Rovers, është mposhtur në shtëpi ndaj Shefield Uednesday me rezultatin 1-3 në ndeshjen e javës së 44 në Championship-in anglez.
Ky takim po dyshohet se ka qenë i trukuar dhe këtë fakt e shton autogoli qesharak i shkaktuar nga portieri i klubit vendas, Pears.
Uilliam Pears shkaktoi një autogol të çuditshëm në minutën e 64-të dhe për këtë arsye tifozët po dyshojnë se ky takim ka qenë i trukuar.
Bllekbërn është në pozitën e 19-të me 49 pikë, kurse Shefilld me fitore doli nga zona e rënies me 47 pikë.