BallinaAktualitetIIir Meta paralajmëron protestë: Nga Konventa e PL do shkojmë te rrugica...

IIir Meta paralajmëron protestë: Nga Konventa e PL do shkojmë te rrugica e Berishës!

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar detaje nga Konventa e Partisë së Lirisë, që do të mbahet më 27 prill.

Ai thotë se takimi do të nisë në Pallatin e Kongreseve, por do të përfundojë në tek shtëpia e Sali Berishës, duke paralajmëruar kështu se do ti bashkohet protestës që demokratët zhvillojnë çdo ditë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit.

“Do ta nisim në 27 prill në orën 10:00 me për ty atdhe bashkë me djalin e Mentor Xhemalit  dhe do ta mbyllim mos serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha, tek Berisha që vdes ti dhe që të ka vënë në siklet të madh, por prapë jemi më të fortë me më shumë Berisha”, thote Ilir Meta gjate nje takimi ish peshengritesin Muharrem Berisha.

Me heret Ilir Meta, i’u beri thirrje qytetarëve të bashkohen në Pallatin e Kongreseve, për t’i dhënë Lirisë, siç thotë ai dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët.

Ilir Meta ka publikuar një foto të peshëngritësit Muharrem Berisha, ndërsa shkruan se “ose bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”.

“Me këtë foto të SuperBerishës tonë ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve një javë energjike në këto ditë historike për Partinë e Lirisë! Në 27 Prill, në ora 10:00, takohemi në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë Lirisë dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët. O bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”, shkruan Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular