Ndryshime të rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga Sky Sports News, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.
Në këto kushte, me gjasë, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.
Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.