Teksa kanë mbetur edhe pak muaj deri në fillimin e Europianit, tashmë është vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi. Bie në sy fakti se në Gjermani do të jetë një asistent shqiptar, bëhet fjalë për gjyqtarin Bekim Zogaj nga Deçani, i cili e ka dhënë vetë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, shkroi Zogaj në rrjetin e tij social në Facebook. Kampioni Europian do të nisë më 14 qershor të këtij viti, premiera po pritet me padurim nga tifozët, pasi pjesë e 24 vendeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.
Gjyqtarët:
Artur Soares Dias (Portugali)
Jesus Gil Manzano (Spanjë)
Marco Guida (Itali)
Istavan Kovacs (Rumania)
Ivan Kruzliak (Sllovaki)
François Letexier (Francë)
Szymon Marcianiak (Poloni)
Danny Makkelie (Hollandë)
Halil Umut Meler (Turqi)
Glenn Nyberg (Suedi)
Daniele Orsato (Itali)
Michael Oliver (Angli)
Sandro Scharer (Zvicër)
Daniel Sebert (Gjermani)
Anthony Taylor (Angli)
Clement Turpin (Francë)
Slavko Vincic (Slloveni)
Felix Zëayer (Gjermani)
Postimi i Zogaj: