Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të mblidhet sot në orën 13:00. Opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit dhe kërkesat e dakordësuara për informacion.
PS do të kthehet në tryezën e punës dhe ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit.
Mazhoranca do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.
Struktura organizative e Planit Hetimor ka 7 hapa si më poshtë.
Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit
Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit
Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor
Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave
Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë
Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet
Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme
Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi.