VIDEO/Milano “vishet” zikaltër, tifozët në delir, festojnë titullin në “Duomo”, në shesh edhe një traktor
Një titull në derbi nuk është kurrë një titull normal, por është pa diskutim një titull unik që sjell festë në popullin zikaltër. Ylli i dytë në fanellë, i ardhur kur rivalëve të përjetshëm, ka një shije të veçantë, për këtë arsye rreth 15 mijë tifozë zbarkuan në “Duomo” duke vijuar festimet pavarësisht se temperaturat ishin 6 gradë dhe binte shi. Jo vetëm në sheshin e qytetit, tifozët zikaltër ishin shpërndarë në çdo cep të Milanos duke festuar së bashku për këtë titull të paharruar.