Më herët sot (23 prill) u bë me dije se Projektligji i Britanisë për të nisur fluturimet për në Raunda kaloi në Parlament.
Për t’u kthyer në ligj, ai do duhet të marrë edhe pëlqimin Mbretëror, që pritet të jepet në ditët në vazhdim.
Së fundmi projektligji është bërë publik. Në projektligj bëhet me dije se ky legjislacion, do të thotë se Ruanda duhet të konsiderohet një vend i sigurtë për qëllimet e zhvendosjes së njerëzve, përfshirë edh gjykatat britanike.
Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka deklaruar se ligji për të dërguar klandestinët në Ruandë është një ndryshim thelbësor për ‘ekuacionin global të migracionit’.
Ai thotë se projektligji u prezantua për të “ndaluar emigrantët nga kalimet e rrezikshme dhe për të thyer modelin e biznesit të bandave kriminale që i shfrytëzojnë ata”, duke shtuar se do të bëjë të qartë se “nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni në gjendje për të qëndruar”.
Njoftimi për shtyp
Përpjekjet e Qeverisë Britanike për të ndalur gomonet dhe për t’i bërë ballë emigracionit të paligjshëm shënuan një hap përpara, pasi Projektiligji për Sigurinë e Ruandës kaloi në Parliament, mbrëmjen e së hënës, më 22 Prill.
Miratimi i projektligjit do të thotë se Qeveria mund të hyjë në fazën përfundimtare të planifikimit operacional, duke nisur fluturimet drejt Ruandës, si pionere e përgjigjes ndaj sfidës botërore të emigracionit të paligjshëm.
Planet e forta operacionale janë në fuqi për të siguruar që fluturimi i parë drejt Ruandës të kryhet brenda 10-12 javësh, i ndjekur nga fluturime të shumta, pas kësaj.
Ky legjislacioni themelor do të thotë, se Ruanda duhet të konsiderohet një vend i sigurt për qëllimet e zhvendosjes së njerëzve, përfshirë edhe nga gjykatat britanike.
Ky legjislacion do të parandalojë sfidat ligjore që përdoren për të vonuar ose ndaluar largimin e një personi në Ruandë mbi bazën e arsyetimit se Ruanda është përgjithësisht një vend i pasigurt, apo se një individ do të dërgohet në një vend jo të sigurt pas largimit nga Ruanda- një masë e njohur si “refoulement” (largimi i azilkërkuesve në vendin e tyre, ku ata mund të marrin një trajtim të keq).
Projektligji e bën të qartë pa mëdyshje se Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar është sovran dhe vlefshmeria e çdo Akti të Parlamentit është e pacënuar nga ligji ndërkombëtar. Ministrat do të jenë në në gjendje ta mbajnë vendimin nëse përputhet me masat e përkohshme nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, për shembull, një detyrim i rregullit 39.
Ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly tha:
“Ky legjislacion thelbësor do të thotë se tani mund të vazhdojmë planin tonë të Ruandës dhe të nisim largimin e njerëzve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu.
Mënyra e vetme për të ndaluar gomonet është të eliminojmë nxitjen për të ardhur- duke e bërë të qartë se nëse ju ndodheni këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të lejoheni të qëndroni.
Politika jonë bën pikërisht këtë dhe planet janë në rrugë të mbarë për të filluar fluturimet brenda 10-12 javësh.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha:
Miratimi i këtij legjislacioni historik nuk është vetëm një hap përpara, por një ndryshim thelbësor në ekuacionin botëror mbi emigracionin.
Ne e prezantuam Projektligjin e Ruandës për të penguar emigrantët e pambrojtur të bëjnë kalime të rrezikshme si dhe për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave kriminale që i shfrytëzojnë ata. Miratimi i këtij legjislacioni do të na lejojë ta realizojmë këtë dhe ta bëjmë shumë të qartë se nëse ju vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni në gjendje të qëndroni.
Vëmendja jonë tani është tek fillimi i fluturimeve dhe jam i vendosur se asgjë nuk do të na pengojë ta bëjmë këtë dhe të shpëtojmë jetë.
Qeveria është gati të nisë fluturimin e parë të transferimit dhe ekipet po punojnë me ritëm për ta organizuar. Kjo përfshin:
- Një pistë në gatishmëri dhe avionë komercialë të rezervuar për periudha kohore specifike
- hapësirat e paraburgimit shtohen në 2200
- 200 punonjës të trajnuar, të përkushtuar të çështjeve janë gati dhe presin të përpunojnë në mënyrë të shpejtë pretendimet
- sistemi gjyqësor ka vënë në dispozicion 25 salla gjyqi për të trajtuar çdo çështje ligjore shpejt dhe me vendosmëri
- për të shoqëruar emigrantët e paligjshëm deri në Ruandë, kemi gati 500 individë të stërvitur dhe 300 të tjerë që do të stërviten në javët e ardhshme.
Duke ju përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga Gjykata e Lartë, projekligji mbi Sigurinë e Ruandës u paraqit në dhjetor të vitit të kaluar dhe mbështetet në Traktatin Mbretëri e Bashkuar-Ruandë.
Së bashku, këto masa dhe evidencat e ndryshimeve në Ruandë prej verës së vitit 2022, do të lejojnë qeverinë të zbatojë këtë politikë, duke mbështetur planin më të gjerë, për të ndaluar gomonet duke eliminuar nxitjen për të ardhur këtu në mënyrë të paligjshme.
Ligji i ri, i cili është një nga pjesët më të forta të legjislacionit të paraqitura ndonjëherë, mbështetet mbi Traktatin duke pasqyruar forcën e mbrojtjes dhe angazhimeve të Qeverisë së Ruandës që i jane kaluar Ruandës në përputhje me Traktatin. Gjithashtu:
- konfirmon se me Traktatin e ri, Ruanda është një vend i sigurt
- pengon gjykatat britanike të vonojnë apo parandalojnë largimin e një personi në Ruandë, për çështje që kanë të bëjnë vetëm me sigurinë e përgjithshme të Ruandës
- lejon një rrugë jashtëzakonisht të ngushtë drejt sfidave individuale për të siguruar se gjykatat do të interpretojnë dispozitat përkatëse në përputhje me vullnetin e Parlamentit
- shfuqizon seksionet përkatëse të Ligjit për të Drejtat e Njeriut 1998
- konfirmon se vetëm një Ministër i Kurorës mund të vendosë nëse do të respektojë një masë të përkohshme, të lëshuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Në nëntor 2023, Gjykata e Lartë mbështeti ligjshmërinë e rivendosjes së emigrantëve të paligjshëm me qëllim përcaktimin e kërkesave të tyre për azil, por kërkoi më shumë siguri që ata nuk do të ktheheshin në një vend jo të sigurt (“refouled”).
Traktati ndërkombëtar i detyrueshëm mes Ruandës dhe Mbretërisë së Bashkuar u njoftua nga Qeveria si përgjigje e kësaj gjetjeje dhe prezanton masa që qartësojnë se Ruanda nuk do të kthejë askënd në një vend të pasigurt.
Sipas Traktatit, Ruanda ka paraqitur gjithashtu një sistem më të forte azili, duke përfshirë, një gjykatë të re, të specializuar në apelimet e azilit, për të shqyrtuar apelimet individuale përkundër çdo kërkese të refuzuar. Ajo do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga Ruanda dhe një tjetër nga njëri prej vendeve të Komonuelthit si dhe do të përbëhet nga gjyqtarë prej vendeve të ndryshme.
Traktati rrit gjithashtu rolin e Komitetit të Pavarur të Monitorimit, i cili do të sigurojë respektimin e detyrimeve sipas Traktatit dhe do të ketë fuqinë të përcaktojë fushat e veta përparësore për mbikqyrjen.
Por ky hap i rëndësishëm përpara mbetet vetëm një prej pjesëve të planit më të gjerë të qeverisë për të ndalur gomonet. Përparim i madh është bërë në numrin e mbërritjeve të barkave të vogla, një rënie me më shumë se një të tretën në vitin 2023. Puna jonë me partnerët ndërkombëtarë parandaloi më shumë se 26,000 kalime vitin e kaluar si dhe ndihmoi në shkatërrimin e 82 grupeve të krimit të organizuar, prej korrikut 2020.
Marrëveshja jonë e re me Shqipërinë ka reduktuar me më shumë se 90 për qind mbërritjet e gomoneve nga Shqipëria; dhe kohët e fundit nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me Frontex, Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, duke shënuar një hap tjetër vendimtar në sigurimin e kufijve tanë.
Projektligji pritet të marrë Miratimin Mbretëror në ditët e ardhshme.