Një përplasje ka ndodhur mes deputetëve në Kuvendin grek, ku dy deputetë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke degraduar në dhunë fizike.
Sipas mediave greke, protagonist ishin ish-deputetit tashmë të pavarur i spartanëve, Konstantinos Floros i cili ka goditur me grusht në Kuvend deputetin e partisë Zgjidhja greke, Vasilis Grammenos.
Siç shihet në fotot, deputetë të tjerë kanë tentuar të ndalojnë Konstantinos Floros, ndërsa pamje të tjera kanë regjistruar deputetin Grammenos pas sulmit që ka marrë.
Pas debateve në seancë, Vassilis Grammenos i tha deputetit të pavarur “Do të të q* nënën do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “ dil dhe më thuaj”.
Më pas të dy deputetët janë përballur, ku Konstantinos Floros ka kapur Vassilis Grammenos prej jake, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur poshtë.
Pas ngjarjes, deputeti Grammenos është dërguar në klinikën e Kuvendit ku i është dhënë ndihma e parë.
Pas këtij episodi, kryetari i Kuvendit, Konstantinos Tasoulas, bëri të ditur se do t’i kërkonte rojeve të Kuvendit përjashtimin e Konstantinos Floros nga parlamenti për 15 ditë, dënimi maksimal i parashikuar nga rregullorja e Kuvendit.
Sipas Protothema, sherri vjen si pasojë e një grindjeje mes anëtarëve të partisë Zgjidhja greke, dhe Konstantinos Floros.
Mësohet se në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros për llogari anonime në Twitter, që kishin fyer atë.
Raportohet se kur përfaqësuesi i Zgjidhjes greke, Chitas deklaroi se është pro heqjes së imunitetit edhe pse Velopoulos nuk ka lidhje me padinë, Floros u hodh dhe tha se kjo do të vendoset nga Gjykata, duke nxhehur debatin mes tyre.