Në faturën e muajit qershor që do të marrin bizneset e furrave të bukës dhe pastiçerive ,do të jetë pasqyruar edhe çmimi i ri i unifikuar i tarifës së energjisë elektrike për këto subjekte i cili nis të aplikohet më 1 Maj.
Zv.Kryeministrja njëkohësisht Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku e shoqeruar nga bashku me administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi kane inspektuar një biznes të prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave në vend, ku theksoi se më këtë vendim, subjektet në realitet do të paguajnë më pak për energjinë elektrike dhe nuk do të kenë më disa matësa.
“Pra në faturën e 1 Qershorit, të gjitha subjektet do ta kenë të unifikuar, nuk do të kenë më dy kontrata dhe do të paguajnë sipas kategorive. Pra të gjithë ato furra të cilat paguajnë vetëm prodhime të brumit do jenë më 7.6 lekë/kWh, të gjithë ato subjekte siç është rasti në fjalë që kanë edhe pastiçeri, që kanë shërbime të tjera, frigoriferë, etj, do të shkojnë me 9.5 lekë/kWh, pra jo më me 14 dhe 7.6, dhe ato që kanë edhe shërbimin e kafeterisë, shkojnë me 12 lekë/kWh.
Skema e re e tarifimit të bizneseve të kësaj kategori është pritur mirë nga subjektet për shkak se krijon barazi në treg dhe konkurrencë të ndershme. Fashat e re të energjisë u dakordësuan më herët mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqatës që përfaqëson këto subjekte. SCAN