BallinaEkonomiProkurimet, Raporti: Institucionet nuk janë mjaftueshëm të informuar për ligjin

Prokurimet, Raporti: Institucionet nuk janë mjaftueshëm të informuar për ligjin

spot_img
spot_img

Institucionet publike në vend nuk e njohin mjaftueshëm ligjin për prokurimet publike, diçka që i bën shpesh ato objekt ankimimesh.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë Komisioni i Prokurimit Publik i cili ka hartuar një listë me dhjetë gabime apo problematika që hasen më shpesh tek këto institucione.

Kështu së pari KPP vlerëson se vijon problematika e autoriteteve kontraktore në drejtim të hartimit nga ana e autoriteteve kontraktore, e kritereve të veçanta të kualifikimit të paqarta, evazive, të cilat kanë sjellë paqartësi, konfuzion në procesin e vlerësimit të ofertave dhe/ ose pabarazi në trajtimin e të drejtave dhe detyrimeve të operatorëve ekonomikë.

Së dyti vijon problematika e autoriteteve kontraktore në drejtim të hartimit të specifikimeve teknike, në kundërshtim me nenin 36, të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

Gjatë vendimmarrjes janë konstatuar disa shkelje të nenit 36, të ligjit për prokurimin publik, veçanërisht në drejtim të hartimit të specifikimeve teknike, duke mos u mbështetur në një prej metodave të parashikuara në ligj.

Gjithashtu, në disa raste janë konstatuar mospërputhje midis specifikimeve teknike dhe dokumenteve të procedurave të prokurimit, ku në specifikimet teknikë janë lejuar alternativat, ndërkohë në dokumentet e procedurës së prokurimit nuk janë pranuar.

Në ndryshim nga vitet e kaluara vihet re një rritje e numrit të ankesave, për mënyrën e hartimit të specifikimeve teknike në lidhje me procedurat e prokurimit publik që kanë si objekt furnizimin me pajisje zyre dhe kancelarie.

Së treti shkelje procedurale të kryera nga autoriteti kontraktor në fazën e vlerësimit të ofertave; Në disa raste janë konstatuar shkelje në drejtim të argumentimit të arsyeve të s’kualifikimit, në përputhje me ligjin për prokurimin publik dhe Kodin e Procedurave Administrative.

së katërti vijon problematika nga ana e autoriteteve kontraktore e mosnjohjes së mirë të ndryshimeve të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimet publike”, nga ana e autoriteteve kontraktore, veçanërisht mbi momentin procedural të fillimit të afateve të ankimit.

Së pesti vijon problematika e autoriteteve kontraktore e moskryerjes së veprimeve procedurale të ngarkuara nga ligji, për komunikimin midis autoritetit kontraktor dhe operatorëve ekonomikë, për korrigjimin e të metave të ankesës.

Së gjashti në trajtimin e ankesës së operatorëve ekonomikë, autoritetet kontraktore shfaqin paqartësi në drejtim të arsyetimit të vendimit/ve të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Së shtati vijon problematika e autoriteteve kontraktore, e moskryerjes së veprimeve procedurale të parashikuara nga neni 114, “Trajtimi i ankesës nga autoriteti kontraktor ose enti kontraktor”, të ligjit nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, nga ana e autoriteteve kontraktore, për njoftimin e vendimmarrjes mbi trajtimin e ankesës, jo vetëm operatorëve ekonomikë ankimues, por edhe subjekteve të interesuara.

Së teti problematikat mbi veprimet procedurale të autoriteteve kontraktore, të kryerjes së verifikimeve të deklarimeve të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës të deklaruar në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit.

Së nënti problematikë shfaqet edhe në drejtim të zbatimit në kohë dhe në përputhje me dispozitivin e vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik.

Së dhjeti problematikë shfaqet edhe në drejtim të vijimit me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit, pa pritur vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular