Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i ‘Big Brother VIP 3’, teksa shumë tema pritet të diskutohen deri pas mesnate.
Egla dhe Juli ndër konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni, gjatë këtyre thuajse 100 ditëve e kanë patur marrëdhënien e tyre me ulje dhe ngritje dhe pikërisht kjo është tema me të cilën është hapur spektakli i madh.
Pjesë nga biseda:
Egla: E kam pyetur Julin nëse është apo bën për sjelljen që ka zgjedhur të këtë brenda shtëpisë. Dhe ai më ka thënë se bën. Më ka thënë se “e di çfarë do publiku dhe kam ardhur këtu për ta fituar këtë lojë”.
Ndërkohë jemi njohur, kemi shijuar humorin dhe peshën e njëri-tjetrit sepse Julit nuk është aspak i lehtë. Shprehja tjetër që kam përdorur për Julin ishte “kur do më vish se je duke më dërguar njerëz” dhe më është përgjigjur “më lumtë, di ti përdor njerëzit”.
Juli: Për fatin e mirë këtu ka 100 kamera dhe 50 mikrofona. Unë nuk kam dërguar kurrë një njeri për tu zënë për mua me Eglën. Nuk i kam thënë asnjëherë se kështu do publiku. Po është e vërtetë që më ka bërë pyetje të tilla por ka një problem këtu që Egla do përgjigjen që do ajo kurse unë i jap përgjigjet që unë dua. Kurrë nuk e kam përdorur fjalën ‘më lumtë që i përdor njerëzit”.
Nuk e di se çfarë do të shoh Egla nga unë. Unë nuk kam ardhur këtu për t’i pëlqyer Eglës.
Ledion Liço: Sa përqind ke qenë vetja në këto ditë?
Juli: Kam qenë në një masë shumë të madhe vetja ime, sigurisht këtu ka dhe rrethana që duhet të dalësh nga vetja. Por unë kam ardhur për ta bërë dhe shijuar këtë eksperiencë.
Egla padiskutim është një debatuese e mirë, ka logjikë dhe luan me fjalën. Por ajo që Egla nuk ka ndryshuar që nga skualifikimi është ofendimi dhe asnjë ofendim nuk i ka shkuar Eglës prej meje. Maksimumi i kam thënë gënjështare dhe po është e vërtetë