Vëllai i Madh u ka bërë një surprizë çiftit të vetëm në Shtëpi, Romeos dhe Heidit.
Një suitë ku mund të kalojnë orë relaksuese në qetësi larg banorëve të tjerë, duke biseduar dhe kaluar momente cilësore me njëri-tjetrin.
Surpriza e mundësuar nga “Diamma Resort” do të shërbejë si një oaz paqe, qetësie dhe dashurie për dyshen Romeo-Heidi, të cilët nëse kanë dëshirë mund të ftojnë edhe banorë të tjerë që të shijojnë ambientet relaksuese me ta.
I pyetur rreth surprizës, Juli u shpreh me nota ironie se: “Kam një hall tjetër, çdo bëjë Meritoni pa Romeon.”