Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, sot në të gjithë vendin u hapën dyert e burgjeve për rreth 780 të dënuar. Personat e liruar kanë qenë kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale. Sipas gazetares Klodiana Lala, mes përfituesve nga amnistia ka qenë edhe një vajzë. E reja sapo ka dalë nga burgu është takuar me të atin.
“Mbaroi o jeta ime”, është shprehur ai, ndërsa e reja mes lotësh i tha “sa je dobësuar”.