BallinaKryesoreABSURDI/I përzuri me gomone përmes La Manshit, Rama kërkon të takoj emigrantet...

ABSURDI/I përzuri me gomone përmes La Manshit, Rama kërkon të takoj emigrantet në Londër dhe tu flas për Shqipërinë Europiane!

spot_img
spot_img

Nga Naim Hasani/(Kryetar i PD Britani e Madhe)
Absurdi i Edi Ramës është që pasi i vodhi, iu krijoi pasiguri, bëri një Shqipëri më të pajetueshme sot se 11 vite më parë, tashmë kërkon të takoj shqiptarët në Diasporë, në Londër e gjetkë për të ju folur për një Shqipëri Europiane,
E kujt shqiptarëve do të iu flas Rama për Europën, atyre që i përzuri me maune ndër vite, apo gomone përmes La Manshit ku numri i tyre ishte më i madh në vitet e fundit që rrezikuan jetën për tu larguar nga Shqipëria e pasigurt, për një jetesë më të mirë, e tashmë pas ligjit të fundit të Parlamentit rrezikojnë deportimin në Ruanda.
Nuk di se kë do të takoj kryeministri, kryetari i PS dhe Rilindjes në Londër dhe të iu flas për Shqipërinë 2030 kur fatkeqësisht në atdheun tonë mungon minimumi i standardeve demokratike, pasi atyre të jetesës as që diskutohet. Ky pohim mbështetet dhe në të gjitha raportet ndërkombëtare serioze dhe referuese për gjendjen e demokracisë së një vendi si; Transparent International, Freedom House dhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) si dhe Komisioni dhe Parlamenti Europian.
Kjo lëvizjes politike e Edi Ramës nuk është as më shumë dhe as më pak veçse një propogandë majtiste, rilindase, një tallje e hapur me bashkëatdhetarët tanë në Londër, Athinë, Romë, Minyh e kudo që do të shkel Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, kryetari i PS, kreu i bandës Rilindje nuk ka se çfarë të iu thotë emigrantëve. Ai sot nuk iu ka ndërtuar një Shqipëri me standartet në vendet në të cilat jetojnë dhe punojnë shqiptarët edhe pse ka më shumë se një dekadë në pushtet, por ajo çfarë është me e patolerueshmja dhe e pafalshme për të është se nuk iu ka garantuar as minimumin ku dhe vende e rajonit përrreth Shqipërisë e kanë mundësuar siç është e drejta e emigrantëve për të votuar, për të zgjedhur dhe patur dhe ata përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Shqipërisë. As sot që flasim Edi Rama nuk e ka mundësuar dhe as ka vullnet të garantojë votën e emigrantëve. Atëherë ky nuk është gjë tjetër vese një tur tallës pse Rama nuk ka çfarë të iu thotë shqiptarëve në Diasporë pasi nuk ka bërë asgjë për ta.

Është koha e largimit të Ramës dhe jo vetëm, por dhe trekëndëshit të Bermundës së politikës shqiptare të cilët janë sot përgjegjësit e vetëm që emigrantët nuk janë integruar në jetën politike shqiptare dhe as kanë të drejtën e votës.

All reactions:

31You, Mina, Julian and 28 others

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular