BallinaEkonomiBalluku: Sistemi i ri i faturimit, konkurrencë të drejtë në treg, Karakaçi:...

Balluku: Sistemi i ri i faturimit, konkurrencë të drejtë në treg, Karakaçi: Më 1 maj nis zbatimi

spot_img
spot_img

Nga 1 maji hyn në fuqi sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjeket e biznesit prodhues të brumit të bukës dhe pastiçeritë. Aktualisht, subjektet që prodhojnë bukë, pastiçeri dhe ofrojnë shërbimin bar-kafe, paguajnë tarifa të energjisë elektrike të ndara në dy fasha (matësa), 7.6 lekë (prodhim brumi-furra) dhe 14 lekë (pastiçeri-bar kafe).

Me vendim të ERE-s, tarifat do të jenë të unifikuara; ndryshim ky i ardhur pas dialogut të hapur që Ministria dhe OSHEE kanë patur me shoqatën.

Gjatë  inspektimit në njërin prej subjekteve të njohura në treg, që tregton prodhime të bukës dhe produkte pastiçerie, zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku, e shoqëruar nga administratori i OSHEE Group, zoti Enea Karakaçi, theksuan se unifikimi i çmimeve për këto subjekte zgjidh edhe një problematikë të mbartur ndër vite.

Ministrja Balluku nënvizoi se ky vendim, i dakordësuar edhe me përfaqësues të shoqatës së furrave të bukës, do të reduktojë ndjeshëm abuzimet e konstatuara në të kaluarën, si nga subjektet e biznesit ashtu dhe nga punonjësit  tanë në terren.

“Ky është një çmim i subvencionuar dhe që ofron një konkurrencë të drejtë, pasi prej kohësh ka patur shqetësim nga furrat e bukës, kur si furrat e bukës, ashtu dhe furrat e bukës me pastiçeri apo me  bar-kafe  paguanin të njëjtin çmim energjie.

Subjektet që janë vetëm furrë buke do të paguajnë të njëjtin çmim 7.6 lekë; furrat e bukës që tregtojnë edhe produkte pastiçerie do të paguajnë 9.5 lekë për kilovat dhe 12 lekë për kilovat do të paguajnë furrat e bukës që funksionojnë edhe si bar-kafe”, u shpreh Balluku.

Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, e cilësoi të rëndësishëm faktin se nuk ka rritje të çmimit për kategorinë e dytë të subjekteve të biznesit që preken nga faturimi i ri, siç janë furrat e bukës, të cilat tregtojnë edhe produkte pastiçerie.

“Sot kjo tipologji e biznesit, me vendimin e ERE-s, nga 1 maji do të paguajë konsumin e energjisë elektrike me çmimin 9.5 lekë për kilovat/orë. Në rastin e subjektit që po vizitojmë, 80% e volumit të konsumit të energjisë elektrike shkon për prodhimin e bukës dhe brumit. Sistemi i ri shmang burokracitë dhe abuzimet, pasi nuk do të jetë më e nevojshme të kontrollohen për dy matësa apo për dy nipte, si në të shkuarën”, tha Karakaçi.

Drejtuesit e shoqatës, të pranishëm në takim, pranuan faktin se zhvillimi i sektorit e ka tejkaluar nevojën për të patur një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekësh, pasi shumë subjekte të furrave të bukës tregojnë pastiçeri, madje kanë futur edhe shërbimin e bar-kafesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular