Gjykata e Lartë e Greqisë ka përjashtuar nga zgjedhjet europiane partinë e ekstremit të djathtë, Spartiates(Spartanët).
Gjykata ka vlerësuar kërkesat e Demokracisë së Re, PASOK-ut dhe Të Majtës së Re për përjashtimin e partisë në fjalë që akuzohet se ka lidhje me Agimin e Artë, konkretisht me Ilias Kasidiaris. Zgjedhjet mbahen më 9 qershor.
Paralelisht me këtë, prokuroria hreke ka nisur hetime për 11 deputetë të partisë “Spartiates” për mashtrim potencial elektoral.