BallinaAktualitetNdërron jetë Nderim Kupi/Kreu i PLL Axhami: I pazëvendësueshëm. S’e harrojmë kurrë!

Ndërron jetë Nderim Kupi/Kreu i PLL Axhami: I pazëvendësueshëm. S’e harrojmë kurrë!

spot_img
spot_img

Nga SHpetim Axhami
Lajm i hidhur, ndërron jetë Nderim Kupi!
U nda prej nesh, për tu mos harruar kurrë, zogisti Nderim Kupi, djali i patriotit nacionalistit Ibrahim Kupi, njëkohësisht nipi i gjeneral Abaz Kupit.

I ndjeri Nderim Kupi lindi më vitin 1938 në Krujë si një trashigimtar tjetër i familjes së njohur patriotike nacionaliste Kupi.
Pas detyrimit për tu larguar të xhaxhait të Tij Abaz Kupit, vrasjes së të atit Ibrahim Kupi nga forcat partizane dhe perskutimit që komunizmi vazhdoj të ushtroj mbi Familjen Kupi, Nerim Kupi, pavarsisht se i mitur, bashkë me nënën dhe mortën internohen në Shkodër.
Në vitin 1956, Nderim Kupin me gjithë familjen e tij arratisen për në Jugosllavi ndihmuar edhe nga miku i tyre Nikoll Dajani.
Në Jugosllavi i ndjeri Nderim Kupi familjarisht fiton azil politik për në SHBA ku vendoset për të kaluar jetën larg atdheut me mall dhe mendje tek vendi i origjinës.
Në SHBA (New York) Nderim Kupi u bashku me pjesën elitare të zogistëve tashmë në ekzil ku ushtronin aktivitet politik të rregullt ongazhuar në Organizatën Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.
Në kongresin e VI të legalistëve mbajtur më 26-27 nëntor 1977 (“The Biltmore hotel” New York) z. Nderim Kupi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, posti më i lartë politik në parti për atë kohë.
Me ardhjen e pluralizmit politik në Shqipëri aktiviteti dhe kontributi i të ndjerit Nderim Kupi do të ishte dhe mbetej deri ditën e fundit të jetës së tij, i madh e i pazëvendësueshëm gjithmonë i hapur në mendime sipas rregullave demokratike brenda një force politike moderne.
Legalistë, shokë e miq, familjarë të Familjes Kupi dhe të familjeve të tjera fisnike patriotike, mbështetës të filozofisë zogiste e kauzës mbretërore dje dhe sot, sipas ligjeve të përcaktura të jetës me dëshirën e të Plotfuqishmit shumë zogistë të plejadës së vjetër po ndahen dita ditës prej nesh.
Pavarsisht kësaj, njeriu ndërron jetë, por ideali zogist dhe kauza jonë si legalist, si trashigimtarë të kësaj plejade, për bashkim kombëtar e mbretëri do të mbeten për ne të pavdekshme brez pas brezi.
Në emrin Tim personal e të gjithë legalistëve ju shpreh ngushëllime për humbjen e njeriut tyre/tonë të dashur, Familjes Kupi, miqve dhe çdo të afërmi të tyre, bashkëshortes Lolitës, djalit Kupi, dhe vajzës Ilirja.
U prehtë në Paqe patrioti Nderim Kupi!

Varrimi: Ditën e Premte, datë 26/04/2024 ora 11.00 në KRUJË.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular