BallinaEkonomiTatimi i profesioneve të lira, eksperti i ekonomisë: Shtresa e mesme goditet,...

Tatimi i profesioneve të lira, eksperti i ekonomisë: Shtresa e mesme goditet, në vend që të mbështetet

spot_img
spot_img

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti ka komentuar tatimin mbi fitimin e profesioneve të liraduke thënë qeveria synon të godasë shtresën e mesme, në vend që ta mbështesë.

Teliti, në studion e emisionit “Open”, tha se është një skemë e gabuar që po largon qytetarët nga vendi.

“Kam një javë që nuk gjej dot elektricist. Në momentin që ke nevojë për këta njerëz që kanë ikur masivisht nga Shqipëria, në vend që t’i mbështetësh ua zhyt edhe më shumë. Edhe këta që i ke i dërrmon akoma më tepër.

Në vitin 2023, nuk kishte ligj për deklarimin e detyrimeve. Bizneset nuk kanë kosto sepse nuk kanë pasur detyrimin për ta deklaruar. Gjithë kjo skemë është e gabuar por të paktën të shtyhej për të një vit që të përgatiteshin formularët.

 Duke ecur me deklarimin e 2023, do marrin shumë më tepër para. Sot shtresa e mesme në vend që ta mbështetësh, e godet atë.

Të vetmit që guxojnë janë ata që kanë një mirëqenie familjare dhe këtë qeveria nuk e do dhe prandaj po e takson në mënyrë që ata të ulin kokën”, tha Teliti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular