“Së shpejti në shtëpi…” ish-banorja i dërgon mesazh Romeos, banori i përlotur: Më ka marrë malli

0
187

Romeo dhe Heidi u surprizuan nga Vëllai i Madh, pasi iu dha mundësia që të lexonin mesazhet e fansave në ‘Big Love’.

Dyshja ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet prej shokëve, familjarëve, fansave të tyre etj. Një prej tyre ishte edhe Vesa që zgjodhi t’i dërgojë një mesazh Romeos.

Nëpërmjet ‘Big Love’, Vesa shkruan: Romeo, ‘Më prit’ që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj të të pëlqej, miss you (më mungon), të përqafoj fort xhan!

Romeo: Vesë, love you shpirti, më ka marrë malli , më fal që nuk të takova më shumë në studio. Shumë faleminderit shpirti, mezi po e pres. Nuk e diskutoj që ka për të dalë shumë e bukur. Faleminderit shumë të përqafoj fort, të dua fort lali, faleminderit zemra, nxirre pa dalë unë që këtu të lutem, shprehet ai i përlotur.