Gruaja përndoqi këngëtarin e njohur Harry Styles, Myra Carvalho është dënuar me burg nga gjykata britanike.
35-vjeçarja e cila i dërgoi 8 mijë letra në një muaj artistit u shpall fajtore për përndjekje ndaj këngëtarit, duke u u dënuar me 14 javë burg.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i gjykatës për mediat e huaja, ndërsa treguan se gruas në fjalë gjykata i hoqi të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të marrë pjesë në koncertet e Styles.
Gjithashtu u bë e ditur se Myras iu ndalua që të ketë asnjë komunikim me Harryn apo ti afohet atij në asnjë mënyrë.