Katër masa sigurie janë dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion këtë të premte pas hetimeve në Kadastër.
GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stoka 46 vjeç dhe Agim Osma 62 vjeç.
Ndërsa për Alqi Hajdinin 47 vjeç vendosi masën arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti 67 vjeç masën detyrim paraqitje.
Mësohet se Dritan Stoka dhe Agim Osma u arrestuan sot gjatë një aksioni të policisë pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.