BallinaOP EDKongresi ripërsëritjes

Kongresi ripërsëritjes

spot_img
spot_img

Nga Edlira Devolli Leka
“Baba non grata” e kishte të pamundur të shkonte vetë ne sebepin e Ilirit dhe dërgoi përfaqësuesit “më të denjë” me disa shoqërues për të mbushur karriget, se qoka duhej kthyer.
Pse them këtë?!
Se vetë Metaj u interesua në 8 janar për dhunimin e selisë së PD, sms-të na i zbuloi atëherë për të treguar se bashkëpunimi ishte i zellshëm. Me të njëjtin ritëm ishte dhe stadiumi 11 dhjetorit 2021, ku LSI mbushi një pjesë të mirë të tij.

Dhe tërë këto vite i kemi parë këta dy bashkë e me Ramën tre, që herë kunjosen, herë baltosen, nakatosen, e trazohen më pas përqafohen sipas hallit a sipas mallit. A ndoshta sipas skenareve.
Halli dhe malli Berisha-Meta është i vjetër, shumë i vjetër e shumë më i madh pasi shpresat për ti larë apo për ti fshehur zullumet janë fikur.
Thonë se duan të rrëzojnë Ramën, por në fakt halli u ka mbetur te Basha dhe te SPAK-u, aty ku nuk ka garanci dhe pazar. Sepse këta dy duan të ndihmojnë vendin dhe demokracinë, atë që e kanë goditur që në gjenezë kjo treshe “famëkeqe”.

Sa herë “shiten” sikur duan të rrëzojnë Ramën, është e qartë se po e thërrasin në pazarin e radhës, në hallin për tu vetëmbrojtur. Interesi parësor i ciftit Monika-Ilir dhe Saliut me familje është vetëm shpëtimi nga burgu dhe të ruajnë ç’kanë gllabëruar. Të ktheheshin dhe një herë pas, do dinin ti fshihnin më mirë. Po ja, jeta nuk kthen askënd pas, edhe nëse ke para e po ashtu edhe ndonjë kallëp floriri mbetur në ndonjë cep.
I shohim të ulërasin të tramaksur një nga maja ballkonit, tjetri nga maja malit më shumë për t’u imponuar me fjalë, se me vepra duken se sa janë, si në sallë si në pseudoprotestën para bashkisë Tiranë.

Por në një gjë kishte të drejtë Metaj sot, se kishte bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Harroi të përmendte në fjalim atë që tha në hyrje të konventës, Stalinin, Leninin dhe sigurimin e shtetit që e kishte paguar 50 lekë.
Përmendi gjithë botën dhe taktikat komuniste mbarë, duke theksuar se zgjidhja do të vijë nga Lindja.

Ndaj dhe figura e Lulzim Bashës me vizion e program euro-atlantik i komplekson. Kanë 33 vite që lëngojnë Shqipërinë në tranzicion dhe kanë goditur vlerat e demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular