Mblidhet sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë për të zgjedhur Presidentin dhe zv.Presidentin e kësaj force politike.
Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve.
Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho rivalizohet nga anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.
Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:
- Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
- Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
- Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
- Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
- Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
- Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
- Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
- Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
- Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
- Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
- Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
- Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
- Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
- Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
- Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
- Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
- Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
- Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)
Konventa do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, i cili do të ketë një dekor Kuq e Zi dhe do të nisë me himnin kombëtar të flamurit.
Në Pallatin e Kongreseve do të jenë 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.