BallinaAktualitet“Prokurorët e SPAK janë të kërcënuar”, Ngjela zbulon bisedën me ndërkombëtarët: Psikologjia...

“Prokurorët e SPAK janë të kërcënuar”, Ngjela zbulon bisedën me ndërkombëtarët: Psikologjia e krimit të organizuar godet pushtetin gjyqësor! U thashë mbrojini

spot_img
spot_img

Avokati Spartak Ngjela gjatë një intereviste për emisionin “Breaking” në Top News me Dafina Hysën zbuloi detaje nga biseda që ka zhvilluar me ndërkombëtarët disa vite më parë.

Nga kontaktet me ndërkombëtarët kush po e vë nën presion  strukturën e Prokurorisë së Posaçme?

“Nuk më thanë se kush, më thanë që janë të trembur, këtu e tre vite përpara e kam pas këtë informacion, jo sot. Unë u dhashë mendimin tim, mbrojini u thashë dhe mesa kam marrë vesh, jam interesuar dhe mbrojtjen e kanë shumë të fortë individualisht këta prokurorët e SPAK edhe gjyqtarët. Duhet të kemi parasysh një gjë, pse duhet të flasim kot, kjo është psikologjia e krimit të organizuar godet pushtetin gjyqësor.

Dëgjoni se çfarë ndodhi në Itali? E dini si e ka pushtetin gjyqësor antikrim Italia, nuk e ka në qytet, janë në qyteza të veçanta. Duhet të merren masa, është profesion, ata duan mbrojtje, por e dhëna ime pra dy ose tre vitesh ishte më thanë që janë të kërcënuar prandaj nuk funksionojnë, por nuk ma ha mendja sot, se ata kanë marrë mbrojtje, e ka marrë mbrojtjen SPAK. Vijmë tek koha jonë. E gjithë shpresa e zhvillimit të Shqipërisë sot është tek SPAK-u”, tha Ngjela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular