BallinaEkonomiBardhi Sejdarasi: Pse "VITA 2001"?

Bardhi Sejdarasi: Pse “VITA 2001”?

spot_img
spot_img

Nga Bardhi Sejdarasi
Isha në fundjavë në vendlindje! Kisha kohë që nuk kisha zbritur, për arsye pune, kuptohet. Në juglindje shkoj për familjen, por edhe për një arsye tjetër: Bëj pazar të mirë!

Nga Pogradeci, ku ha mëngjes të mirë (nisem shpejt në mëngjes nga Tirana), i ktheva në Nizhavec, tek Zihni Pupa, një burrë fisnik, në moshë, mik me shumë miq të mij dhe me dy djem të mbarë që menaxhojnë një sipërmarrje të suksesshme, sipas meje! Të tre burrat i kësaj sipërmarrjeje e kam zakon të mos i takoj deri sa tek dyqani i tyre të bëj pazarin e zakonshëm! E kam një arsye sigurisht, por nuk po e shkruaj këtu!

Por Zihniu pikasi “gjysmën time” te dera e dyqanit dhe nuk të ndahet, më pas ai njeri i mirë dhe as Taulanti, djali i tij. Doemos, njihemi prej vitesh dhe unë bëj pazar vetëm tek ta!

Filluam të llafoseshim, për shumë gjëra të biznesit të tyre, për një investim të madh që po vijojnë të bëjnë, për një vizitë të një të huaji, Francez, që dikasteri ua kishte çuar mysafir, për shëndetin e Zihniut, për …shumë gjëra!

Kur takohesh me za duhet të qëndrosh gjatë!

Por edhe për ca prodhime të veçanta të tyre si kaçkavall i me boronicë, me fistakio, me piper, me …nuk po i shkruaj të tëra se iu zilikos!

Familje që punon!

Unë kujtova ca punishte të tjera, që kanë hallet e tyre dhe zgjidhjen e gjejnë duke …derdhur botet e qumështit në …xhade!

Po mirë, zgjidhja e tyre! Nga Nizhaveci mora sipër, rrëzë Alarupit. Jeshillëku i stinës të josh! Thashë të shoh edhe ndonjë pazar tjetër, ca fasule në Podgorie, ca mollë në Mançurisht, ca…

Më lirë se në Tiranë, më mirë se ato të Egjiptit dhe të Turqisë! Aq më tepër sepse jam mësuar me “të vendit”!

Po nuk më rrihej pa pyetur për Zihniun dhe djemtë e tij të “Vita 2001”! Nja dy kope dhish dhe delesh në të dalë të Podgorices, që i “udhëhiqte” një 14 ose 15 vjeçar, (ishin 260 kokë dhi dhe pak më shumë dele) më bënë të zbres nga makina dhe të bëj një video “live” me time bijë, që është në Gjermani! Ajo e ka shumë qejf bagëtinë!

Por edhe të bëj pak muhabet me të paktit njerëz në Podgorie, ulur për bordurën para dyqanit: “shoh që keni marshalla bagëti! Bëjnë qumësht? Ju del vetëm për konsum apo zbrisni në Pogradec a Korçë për t’a shitur? Si i’a dilni me të ardhurat?” Etj etj. Fjala sjell fjalën dhe dolëm te qumështi që mbledh çdo ditë Zihniu me djemtë për “Vita 2001”!

“Na ka shpëtuar”! – më thotë një shitës aty sipër, që më mbante mend nga Liboniku, ku kisha punuar si inxhinier i NB Maliqit, para 1990-ës! “Jo vetëm që jemi të kënaqur me pagesën, po ka një gjë tjetër!- Çfarë, i them! Edhe kur nuk kemi qumësht, Taulanti na paguan paradhënie, që të mos jemi ngushtë! Dhe shlyheni kur bagëtia na shpërblen me produktin e saj!”

Njerëzit e këtyre anëve merren vesh mirë, mbase kështu më duket mua! Ama, e shoh që i’a dalin, me vështirësi, kuptohet, por duke i marrë vesh!

Nuk kisha as kamera, as operator me vete, që të bëja një kronikë për televizionin ku punoj! Por nuk fakt, pse do t’a desha? Pashë një gjë që më hoqi imazhin e keq të qumështit që derdhej nga saraçineska e një boti andej nga Lushnja apo Fieri! Pashë edhe ca njerëz që lëvdonin një njeri, një familje, një sipërmarrje, me shumë halle, duhet thënë, por që merrte çdo ditë falenderimet njerëzish punëtorë, në rrëzë të Alarupit. Ishte “Vita 2001”!

U ktheva në Tiranë dhe hëngra kaçkavall me boronicë…

Mbarësi Zihniut dhe djemve të familjes Pupa! Do vij të bëj pazar, sapo të më mbarohen këto që bleva…

Nizhavec, 27 Prill 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular