BallinaKronikeEMRI/Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit. Detajet si ka ndodhur...

EMRI/Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit. Detajet si ka ndodhur ngjarja

spot_img
spot_img

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 pas mesnate në qytetin e Shkodres.

Burime bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular