Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Jetmir Salaj pas akuzave ndaj produksionit pasi la shtëpinë, është përplasur me një tjetër ish-banor të BBV, Ronaldo Sharka, pasi ky i fundit i ka thënë që “ke ngrënë turpin me bukë”.
Ronaldo është shprehur se Jetmiri i është bashkuar shtëpisë së BBV, edhe pse më parë e kishte akuzuar, ndërsa pas daljes, beri viktimën.
“Unë e shikoj lojën e Jetmirit një Big Brother në heshtje, është një disrespekt ndaj publikut, ka bërë fansa sepse doli si viktima”, tha Ronaldo.
Ndërkohë, Jetmiri është shprehur i fyer nga Ronaldo, ndërsa tha se ka një perceptim ndryshe për lojën që ka bërë në BBV, pasi sipas tij, jo të gjithë e perceptojnë atë që ai ka bërë.
“Jo të gjithë mund të kuptojnë dhe perceptojnë atë që ka bërë Jetmiri. Mënyra se si ai e ndërton, duke sjellë një formë krahasimore 14 vjeç dhëndër dhe të tjera dhe të tjera janë fyese dhe nuk ka vend për diskutim sepse ka disnivel në bisedë’, tha ish-banori.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: “Është një shprehje shumë e bukur tek “14 vjeç dhëndër” e hëngri turpin me bukë dhe ky është rasti konkret i Jetmirit i cili pranoi të futej në një produksion që e kishte akuzuar, doli nga shtëpia duke tentuar të bënte viktimën.
Priti që t’i thoshte vëllai i madh lër garën dhe e bëri për të bërë viktimën. Figura e Jetmirit nuk lidhet me viktimën, ai është nona, Jetmirit jepi një celular e zbërthen lojën e BBV. Profesor është Big Brother, ti je nxënës.
Ti nuk mund të jesh profesori, profesor janë ata që e fitojnë lojën jo ata që dorëzohen. Unë e shikoj lojën e Jetmirit një Big Brother në heshtje, është një disrespekt ndaj publikut, ka bërë fansa sepse doli viktima”.
Jetmir: Unë nuk pres të mirëkuptohem nga Ronaldo, e respektoj atë për mendimin që ka, nuk bie dakord me ato që ai thotë, kam një perceptim të realitetit totalisht ndryshe.
Ai thotë ato që duhet të thotë, unë them ato që duhet të them dhe unë sapo e bëra dhe e thashë, jo të gjithë mund të kuptojnë dhe perceptojnë atë që ka bërë Jetmiri. Mënyra se si ai e ndërton, duke sjellë një formë krahasimore 14 vjeç dhëndër dhe të tjera dhe të tjera janë fyese dhe nuk ka vend për diskutim sepse ka disnivel në bisedë”.