BallinaKryesoreBasha thirrje deputetëve: Mbështesni amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit!

Basha thirrje deputetëve: Mbështesni amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit!

spot_img
spot_img

Para nisjes së seancës parlamentare, kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin amendamentet e tij për SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë.

Sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD që bëjnë të mundur që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të drejtësisë të kenë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e tyre.

Deputetët nuk janë bebe! Nëse nuk e bëjnë këtë ekspozohen si kukulla dhe mendojnë për karrigen e tyre. Ka nga këta, dhe shpresoj të jenë pakica.

Nga deputetet e parlamentit për këtë çështje ju kërkoj të mbështesin amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit”, tha Basha.

Po ashtu, Lulzim Basha komentoi edhe sulmet që kreu i PL, Ilir Meta i bëri nga koncenta kombetare, duke i konsideruar ato si “performanca te mjerueshme”.

Pyetje: Si i patë sulmet e Metës?

Basha: As nuk i pashë fare. Miqtë me të cilët isha në Itali qeshën me performancën e mjerueshme. Nuk presim asgjë as nga ai, as nga të tjerët, zëdhënësin e të cilit ai bën. Kjo kastë e vjetër politike e ka problemin jo thjesht me Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë që është fundi i lojërave 34 vjecare në kurriz të shqiptarëve dhe është një fytyrë njerëzore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular