Pak vite më parë, Valbona Selimllari ka folur për të dashurën e djalit të saj të madh, Denit duke u shprehur: “Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”
Por a e dini se fatlumja është një personazh i njohur dhe konkurrente në Ferma VIP. Bëhet fjalë për modelen Gloria Meshi.
Gloria ka folur shpeshherë për partnerin e saj në ambjentet e Ferma VIP, duke i shprehur edhe dashurinë. Jo më larg se dje, modelja iu drejtua kamerave duke thënë: “Deni, i love you baby”.
Lidhja e tyre duket se i ka kaluar fazat e para dhe është familjare. Valbona dhe fëmijët e saj ndiqen me Glorian në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë edhe komente e pëlqime me njëra-tjerën.