Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja se pse Veliaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK, por mendohet se është për dosjen ‘’5D’’.
Teksa ishte duke hyrë në ambientet e SPAK, Veliaj u përball edhe me thirrjet e disa qytetarëve, të cilët ndodheshin aty, në krye të të cilëve ishte ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Ata kanë hedhur thirrje ndaj tij Veliajt duke e quajtur “hajdut”, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke i thënë: “Shkoni dhe kërkojani Fariut që ka makinë 100 mijë euro”.
Disa drejtorë dhe zyrtarë të lartë të Bashkisë Tiranë, u arrestuan pak kohë më parë për dosjen ‘’5D’’, ku akuzohen se i kanë dhënë kompanisë së tyre tendera nga bashkia e Tiranës.