Bayern Munchen dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League.
Në Mynih, ndeshja nisi mjaft mirë për bavarezët, që patën një rast të artë me Sane në minutën e parë. Sulmuesi gaboi para Lunin, duke zhgënjyer kështu tifozët.
Skuadra e Tuchel vijoi me sulmet, teksa në të 9-tën minutë ishte Harry Kane që provoi nga larg, pa rezultat. Madrilenët u treguan cinik, teksa në mundësiën e parë konkrete shënuan me anë të Vinicius (23’).
Bayern përmbysi llogaritë në fillimin e pjesës së dytë. Sane vendosi ekuilibrin, ndërsa Kane dërgoi në festë tifozërinë pasi ekzekutoi saktë një penallti. Ekipi i Ancelottit fitoi 11-metërsh në të 83-tën minutë, nga pika e bardhë nuk fali Vinicius. Skuadra e kualifikuar do të mësohet në takimin e kthimit, që do të mbahet në Madrid.