BallinaEkonomiÇmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024,...

Çmimi i drithit të importuar, ulje vjetore me 42% në mars 2024, por buka nuk ndryshon

spot_img
spot_img

Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së paku 42 për qind më lirë se në marsin e vitit të kaluar (referuar sasisë së importeve dhe çmimeve të drithërave nga doganat), por në tregun e brendshëm, buka dhe produktet e brumit shënuan rritje të mëtejshme të lehtë gjatë muajit mars, raportoi INSTAT.

Të dhënat mbi inflacionin tregojnë se, çmimi i bukës dhe drithërave në vendin tonë u rrit në muajin mars 2024 me 1.5% më shumë se në marsin e vitit 2023.

Sipas të dhënave nga doganat, një kilogram drithë në mars 2023 është importuar me vlerë 63 lekë, ndërsa në mars 2024 me vlerë mesatare 36 lekë për kilogram, ose 42% më pak. (shiko tabelën e mëposhtme).

Ky shembull tregon se tregu shqiptar nuk është elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kur çmimet rriten, ato reflektohen menjëherë në tregun e brendshëm në një masë më të lartë se tregu ndërkombëtar, por kur uljet ndodhin, ato nuk reflektohen.

Në vitin 2022, çmimet e bukës e drithërave u rritën ndjeshëm me 20% si rrjedhojë e shtrenjtimit të grurit nga sulmet e Rusisë në Ukrainë. Më pas Çmimet kanë vijuar të rriten sërish, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, ndonëse tregu global u qetësua. (shiko grafikun e inflacionit).

Prodhuesit e bukës ankohen vazhdimisht për rriten e kostos në tregun e brendshëm për fuqinë punëtore sidomos, por çmimet e lëndës së parë që krijojnë koston më të madhe të aktivitetit janë përgjysmuar.

Importuesit përveç rënies së çmimeve në tregun ndërkombëtar janë duke u favorizuar edhe nga rënia e euros që ka çuar në rritje ekstra të fitimeve të tyre.

Çmimet e ulëta të drithit kanë rritur importet gjatë tremujorit 2024. Grosistet janë duke kryer furnizime me çmim të lirë, por nga konsumatorët nuk janë duke përfituar. Tregjet e vendit vuajnë nga rregullimi dhe mbikëqyrja si në drejtim të çmimeve dhe sigurisë ushqimore.

Vitin e kaluar u importuan 287 mijë tonë drithë, me rritje vjetore 19%. importi i drithërave ka qenë në ulje gjatë dekadës së fundit, për shkak të tkurrjes së popullsisë dhe plakjes së saj.

P.sh., në vitin 2023, importet e drithërave ishin 21% më të ulëta se në vitin 2020. Por vitin e kaluar importi i këtij produkti u ringjall, pas një rënie të mprehtë në vitin 2021, ku pati shumë prodhim vendas nga frika se lufta në Ukrainë mund të sillte mungesa në tregjet ndërkombëtare.

Mbjellja e grurit u rrit në vitin 2021, e nxitur edhe nga qeveria, por kur nisën korrjet, çmimet në tregjet ndërkombëtare ranë aq shumë, sa një pjesë e madhe e prodhimit vendas mbeti stok në magazina, ose shkoi në vete- konsum, duke sjellë rënie të importit.

Por këtë vit importet e drithërave janë rigjallëruar edhe më shumë, për shkak të çmimeve të lira dhe pritjeve për rritje të konsumit për shkak të rritjes së numrit të turistëve./Monitor

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular