Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti në Kosovë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në në Lupç të Podujevës, ku tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri dhe njëri me thikë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtënat me armë janë evidentuar në orën 16:00, ndërsa policia po heton rastin.
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.