BallinaSportLajme të mira për Silvinjon, mesfushori kuqezi rikuperon dhe është gati për...

Lajme të mira për Silvinjon, mesfushori kuqezi rikuperon dhe është gati për javët e fundit të sezonit

spot_img
spot_img

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, gjatë këtyre ditëve po bën përgatitjet intensive për listën e futbollistëve që do të grumbullojë për pjesëmarrjen në Europian. Dhe padyshim, kjo listë lidhet me formën që po kalojnë ata apo edhe me situatën e tyre shëndetësore. Në ditët e fundit, Silvinjo ka marrë informacione që padyshim do ta qetësojnë, pasi një prej titullarëve të paprekshëm të grupit kuqezi, ka kaluar problemet shëndetësore të javëve të kaluara.

Ylber Ramadani, për shkak të një infeksioni kishte qëndruar prej tre javësh larg fushave të lojës. Por ai ka lënë pasi këto shqetësime dhe tashmë është kthyer në stërvitje me grupin te skuadra e Leçes. Mediat italiane bëjnë të ditur se mesfushori shqiptar ka bërë stërvitje i diferencuar, teksa po tenton të rigjejë formën fizike të tijën në javët që mbeten.

Ramadani është një element i rëndësishëm te Leçe ndaj pritet që sapo të jetë në gjendje për t’u aktivizuar, mesfushori kuqezi të zbresë përsëri në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij. Kësisoj, edhe Silvinjo do të ketë lojtarin në formë kur të fillojë grumbullimin për Europianin, duke llogaritur se ai është një nga “digat” e mesfushës kuqezi. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular