BallinaAktualitetNjë tërmet me fuqi prej 4.3 magnitudë goditi Kroacinë

Një tërmet me fuqi prej 4.3 magnitudë goditi Kroacinë

spot_img
spot_img

aportohet se një tërmet i fortë herët në mëngjesin e sotëm, në orën 05:38 është regjistruar në zonën e Kroacisë përgjatë kufirit në veri të Bosnjë e Hercegovinës.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS”, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndier edhe në Zagreb, i cili ndodhet pothuajse 100 kilometra nga epiqendra.

Qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të tërmetit në komentet e tyre në EMSC shkruajnë: “Shkundje mjaft e fortë”, “Na tronditi mirë”, “Fatmirësisht, nuk zgjati shumë”, “Goditi fort”, “Shtëpia u dridh shumë fort”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular