BallinaAktualitet“Je spekulant, kam kaluar gjëra më të komplikuara në jetë”/ Duma debat...

“Je spekulant, kam kaluar gjëra më të komplikuara në jetë”/ Duma debat me deputetin socialist, ndërpret emisionin

spot_img
spot_img

Plarent Ndreca ishte mbrëmë i ftuar në panelin e emisionit “Top Story nga Grida Duma” ku po fliste për protestat e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës.

Moderatorja i evidentoi disa herë se po gabonte në mënyrën se si po shprehej duke i cilësuar si “spekulim” atë që thoshte ai.

Deputeti i Partisë Socialiste deklaroi se nuk ishte institucionale dhe nuk duheshin të tilla protesta para Bashkisë.

Edhe pse Duma u mundua disa herë ta bindte se qasja e tij ishte e gabuar, Ndreca nguli “këmbë” aq sa Grida u detyrua të kalonte në hapësirë publicitare.

Më poshtë mund të gjeni debatin e plotë mes moderatores dhe deputetes:

Ndreca: Tani do të bësh debat me mua apo…

Duma: Patjetër që do të bëj debat dhe me ty se ti do ta çosh në hulli përsëri. Ti merr kohën të gjithën se futesh në hulli.

Ndreca: Po ti pse me marr kohën mua?

Duma: Se nuk të shkoj në hullinë që mendon pra.

Ndreca: Po se mendon ti kështu. Po a mund ta mbaroj?

Duma: Të lutem qëndro. Do të tregosh procedurën e bashkisë sa i përket protestës?

Ndreca: Nuk më le ta mbaroj!

Duma: Sepse spekulimi…

Ndreca: Spekulimi sipas teje. S’mund ta bëj këtë gjë se më gjykon tjetër kush.

Duma: E gjykoj dhe unë këtu gjithë problemin që ke ti.

Ndreca: Mund ta bësh, po jo me efekt ndërprerje fjale. As po fyej dhe as po ofendoj askënd.

Duma: Po e ke gabim ore. S’e di pse e ke këtë keqkuptim të madh. Unë jam super etike me këdo. Por, e ke keqkuptim që kur ndodh një rrëshqitje nga drejtimi, unë do ta ndaloj. Ju mund të doni të shkoni edhe te produkti, por nuk shkoni dot. Kjo është e gjithë gjëja.

Ndreca: Spekulimet janë sipas teje në çdo rast.

Duma: Ka një rrjedhë logjike gjithë gjëja. Unë do të bëj çdo gjë etike që ti mos të spekulosh atje ku do ti. Dua të transkriptojmë këtë gjë.

Ndreca: Ku spekulova?

Duma: U more, ku ka institucionale dhe çfarë është institucionale. Ky është spekulim, institucionali kur argumenton dhe nuk qenka institucional nëse proteston.

Ndreca: Dhe ku ishte spekulimi këtu?

Duma: Çdo njeri institucional duhet të protestojë. Është aksiomë. S’është sipas meje, është sipas logjikës dhe sensit të zakonshëm.

Ndreca: Ke 5 minuta që po më ndal fjalën.

Duma: Sa të dua unë. Nëse mendon se do ta devijosh.

Ndreca: Ti edhe mund të flasësh edhe gjithë natën.

Duma: Patjetër, mund ta bëj. Fatkeqësisht. Ti e ke diku tjetër. Unë e kam këtu mundësinë. Tani Plarent, ke folur më shumë se të gjithë, që ta dish. Dhe arsyeja pse unë e kam bërë këtë.

Ndreca: Nuk flas fare.

Duma: Ke folur më shumë se të gjithë. Dhe arsyeja pse unë e bëj këtë është sepse je në pozita që përfaqëson një forcë, e cila në një farë mënyre duhet të japë llogari.

Ndreca: Unë mendoj që ti nuk duhet të jesh në atë pozitë që të mos krijosh idenë që je e njëanshme. Dakord?

Duma: Patjetër, që ti mund ta mendosh ashtu. S’më peshon fare mua kjo.

Ndreca: Po ndërhyn pa vend.

Duma: E di sa pak shqetësim e kam unë këtë? Kam kaluar gjëra më shumë të komplikuar se kaq.

Ndreca: Zonja Duma, të kam kërkuar të më lësh të flas.

Duma: Ke marrë shumë minuta duke folur me spekulim. Do të japësh përgjigje?

Ndreca: Nuk kam folur fare.

Duma: Hapësirë publicitar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular