Policia e Tiranë ka vendosur në pranga 20 persona gjatë një operacioni antidrogë në kreyqytet.
Në total janë lëshuar rreth 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.
Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike dhe vlera monetare.
Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.
Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.