Në kuadër të zgjedhjeve në degët e PDSH, edhe në Bulqizë ky proces ka përfunduar ku strukturat drejtuese dhe anëtarësia i ka besuar postin e kryetarit të degës z.Edmond Isaku.
Zoti Isaku është një qytetar dhe opozitar mjaft aktiv ku edhe më parë ka qenë dhe pjesë e kandidimit nën logon e Partisë Demokratike të Shqipërisë për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Zoti Isaku eshte modeli i intelektualit dhe biznesmenit te suksesshëm. Edmond Isaku u lind në Grazhdan të Maqellarës dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të zonës. Me edukatën e korrektësinë, të trashëguara nga prindërit e tij u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në sipërmarrje të tilla të guximshme. Motoja e tij ishte dhe është: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtosh të ardhmen që ëndërron.