Nga Mehmet Alidani
Të qëndrosh e hekurt përballë një mentaliteti “mbytës” për gratë, siç është ai i Bulqizës, është jo vetëm sfidë me veten, por mbi të gjitha, sfidë me ruajtjen e shëndetit shpirtëror e mendor. Në këtë kontekst, mbajtja administrimi i një Bashkie mbase është më e thjeshtë sesa të shmangësh shumicën e fyerjeve dhe inskenimeve që mund të vijnë njëra pas tjetrës.
Në logjikën e punës, edhe pse çdo sektor vijon punën normalisht, sërish zërat që adresojnë përshtypje negative nga ajo e realitetit janë të pa shmangshëm.
Në syrin e kundërshtarëve puna është e pa dukshme, e ndërsa nuk hedhin dot mjegull në syrin e shumicës, herë pas here duket se ka përplasje dhe, kur kjo e fundit nuk funksionon, kurban për sharjet bëhen familjarët.
Por si po e menaxhon Festime Mjeshtri, sipas syrit kritik, Bashkinë Bulqizës?!
“Si një grua e hekurt” do të thoshin ata që e vlerësojnë.
Nga bisedat e bëra me të, jo si një gazetar, por në mënyrë miqësore, dy palët e “kritizerëve”, majtas e djathtas, duket se më në fund binden se po menaxhohet shumë më mirë se ç’ka qenë më përpara. Shumë më mirë se sa publiku e ka perceptuar deri më tani.
Duke e parë në një mënyrë, që jo të gjithë ganë kurajën për ta parë, sfida për të drejtuar një Bashki, në të cilën duhen gjetur element të kualifikuar në vazhdimësinë e imigrimeve, është shumë e vështirë.
Ajo që duket në pamjen e jashtme të kësaj vale pune, është se po punohet fort për një mirëqenie komunitare, por edhe mjedisore, ndër të cilat fokusin kryesor e ka zënë infrastruktura dhe turizmi. Mjeshtri i ka kushtuar një vëmendje të madhe këtyre dy sektorëve, duke u angazhuar për shtimin e bujtinave, rritjen e shërbimeve turistike, gjë që ka sjellë një rritje të numrit të turistëve gjatë këtij viti. Një element i kësaj rritje ka qenë vënia në funksion e Rrugës së Arbrit, e cila, me përfundimin e saj së shpejti me standardet e projektuara, do të sjellë pa diskutim një rritje të ofertës turistike në Bulqizë dhe rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve. Kjo rrugë do të ndikojë edhe në rritjen e mundësisë së rikthimit të banorëve të larguar, duke e kthyer bashkinë e Bulqizës në një zonë të jetueshme në çdo skaj të saj.
Nën drejtimin e Festime Mjeshtrit, në Bashkinë e Bulqizës ka pasur një vëmendje të shtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit, infrastrukturës lokale të rrugëve, rritjen e veprimtarive artistike, kujdesin ndaj njerëzve të punës dhe vlerësimin e tyre, kujdesin ndaj përzgjedhjes së stafit të bashkisë dhe rritjes së kërkesës së punës etj.
Kjo ka sjellë që banorët e Bulqizës pak nga pak të ndryshojnë mentalitetin, dhe ta quajnë kryetaren e tyre si “Gruaja e hekurt”.