Nga Halil Teodori:
Dibra, vendlindja ime atje ku një ngulm fluturimi të mahnit dhe një qiell i thellë e plot dritë që shkëlqen në kaltërsi shpërthen. Për gjithkënd që dëshiron për të qenë qoftë vetëm një moment, pulsi i fuqishëm i kësaj bukurie, i kësaj trashëgimie që e përbëjnë male të larta dhe fusha të gjëra, ka bërë që vetë Dibra të mos ketë një të dytë.
Historia e Dibrës, kujtesa jonë qytetare, vetëdija e gjeneratës, akti dhe sublimja që i bëri të pavdekshëm shumë emra dhe pafund kontribute dhe zemra të zjarrta atdhedashurie, janë dhe do të jenë një thirrje për mirënjohje. Janë dhe do të mbeten në jetë të jetëve një shembull frymëzimi.
Nëpër mundësitë që mëvetësojmë, kërkojmë të vizatojmë përfytyrime dhe ëndje, të cilat duke shëtitur nëpër kujtime dhe nostalgji, ngulmojnë të zbresin në të tashmen e gjaneratave të mundshme, e duke rendur në të shkuarën, ta na çojë nëpër vende ku copëza jete dhe shpirti janë fshehur si thesare.
“Ligjërime gojore të ndryshme, kanë shpërfaqur adhurim me diçka të paplotë me e përtri në këndime e shpengime.
Vërshim që shkumëzon përmes krekosjeve madhështore të maleve, këtij kushtrimi që thepon prej të pamundurës me i kap majat, të cilat pothuaj gjithmonë i gjen të kredhura në re si në një kuvendim me një botë që shtreson përmbi gjithçka dhe dalë nga dalë bëhet e patjetërsueshme të japin përshtypjen e një magjie antike.”
Drini i Zi i zënë në grackën e të magjishmes, si në zhurmërimin e ninullës së një zëri që i ushton së brendshmi ku duket se një melodi ajri e mban atë pezull. Çdo kush që e viziton është i mahnitur nga bukuria, e detyrohet te marrë dhe të rimarrë frymë sa më thellë dhe mbledh gjithë ngulmet, e përpiqet të lexojë çfarë ka të shënuar në testamentin e këtij eteri, si deshifrohet kodi i kësaj mrekullie.
Për të gjithë ata që kanë dëshirën që të vizitojnë Dibrën, treva dibrane ka diçka ndryshe nga të tjerat për të thënë për shumicën e atyre që nuk e kanë parë e vizituar asnjëherë, por jo të jashtëzakonshme. Dibranët nuk kanë qenë të pasur, pakica ishte e pranishme vazhdimishtë në odat dibrane por bujaria, besa, trimëria, ndeja, shtresa e mbulesa, pastërtia… nuk kanë munguar.
Duke pasur një zemër të pastër kemi bind miq shok e dashamir për pasurinë tonë shpirtërore dhe bujarinë si vlerë dhe si zhvillim, kollandisur jemi me ato që na ka dhënë zoti dhe me shpirt e me zemër ja kemi nxjerr mikut në sofër.
Në qytetin e Dibrës, ku, rrugët e shëtitoret, shtriqen nën blitë, rënkojnë nën hapat banorëve që shkojnë e vijnë, duke mërmërit a belbëzuar ndonjë melodi gazmore. Po kështu një mrekulli e veçantë është edhe Shehëri (Dibra e Madhe) ku pa dëshirë na kanë nda nga gjuha dhe nga gjaku i njëjtë që na rrjedh ndër vena.
Feja
Dibranët mendojnë se ateizmi është pozitiv në tërësinë e saj, do të ishim dakord nëse kjo është personale dhe ndërgjegje që nuk tejkalon perimetrin e tij sentimental dhe mental. Kjo ka bërë që dibranët të respektojnë vullnetin e lirë, në një shoqëri demokratike, mbase duhet bërë me dije, të paktën teorikisht, se feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kulturë. Kjo ishte ideja e Aleksandërit të Madh, i cili respektoi të gjitha besimet fetare gjatë ekspeditës së tij në vendet si Egjypti, Persia, India e tjerë.
Kurse në ditët e sotme nga presioni që u është bërë dibranëve nga pushtimet shekullore, më shumë se kudo, Kumbanat e minareve, qiellin e arrijnë me zanin e devocionit e thirrjen e bekimit te zotit. Gjithandej gjen besimtarët që kridhen në gjunjë, që kërkojnë falje e shugurim për shpirtin. E ulen përposht dhe lëshohen plot pezëm e krenari, duke kujtuar të shkuaren e të sotmen e kësaj treve, prej kur bisha e Bosforit u lëshue ne të si e babzitur e shkau e nëpërkëmbi si mos më keq.
Dialektet
Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ata që kanë lindur në Dibër e jashtë saj, nuk e kanë bezdi ta quajnë veten dibranë, edhe kur e kërkon momenti për me u mbrojt prej ndonjë cingërisje dashakeqe ndarjesh krahinore e diferencime kulturave. Nuk më ka ndodh që të strukem dhe të mbetem kokëulur përpara kujtdo, sepse historia e lënë nga të parët ka shumë për të thënë, sepse shumë janë bërë nga ata burra të lashtë me histori që nga momenti në moment i ngrihen vlerat.
Dialekti ka përdorim të lokalizuar në shqiptim dhe është pjesë e dialektit të njerëzve në atë trevë të burrave trima dhe liridashës. Përdorimi i fjalëve ose shprehjeve të caktuara konsiderohet gjithashtu si pjesë e dialektit.
Dialektin e tyre Dibranët e kanë ruajtur të pastër dhe që vazhdon të përdoret edhe sot ku vendasit dhe lexuesit t’i shijojnë dhe studiojnë. Ato janë po aq pjesë e ngjyrës lokale, në Dibër sa edhe gjeografia dhe zakonet.
Shumë autorë e kanë njohur këtë fakt dhe si rezultat janë bërë kureshtar. Gjuha e Dibrës është art në vete. Nuk ka kompjuter që mund ta kopjoi gjuhën e Dibrës. Në Dibër çdo mal ka dialektin e vet që vetëm dibranët e dinë si shqiptohet dhe janë vetëm dibranët që e kuptojnë njeri-tjetrin prefekt.
Veshjet!
Kostumet e grave, janë të veçanta dhe sipas maleve janë ndërthur me dizanja të ndryshme secili më i bukur se tjetri. Në qoftë se një rreth ka një veshje karakteristike në Dibër çdo mal ka veshjen e vet karakteristike dhe të gjitha së bashku i përngjajnë një gjerdani të artë thurur me gajtan.
Ne shekujt e shkuar kostumet e grave bëheshin me shume ngjyra, dhe njëkohësisht e kanë një prejardhje te lashte. Paraqesin ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike , qe i perkasin mijëvjeçarit te dyte para erës sonë dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare…
Ne kostumet e Dibrës vërehen simbole pagane qe demonstrojnë lidhjen e popullsisë me perënditë ilire te kohës, si Mikon gjarpri dhe binjaku i tij Zeau, perëndisë paqësore Eu si dhe simbole krijesash mitologjike.
Kostumet popullore të grave të Dibrës, kanë hyrë denjësisht, në fondin e kulturës kombëtare shqiptare.
Muzika
Kur flitet për muzikën dibrane, atë muzikën që pushton skenat më të mëdha botërore, që rrëmben dashurinë e miliona dashamirësve në gjithë Globin, menjëherë mendja të shkon tek shqiptarët e famshëm të skenave prestigjioze, tek ata që dëshmuan botërisht prejardhjen e tyre dhe provuan se ishim, jemi dhe do të mbetemi një kombe me vlera, tradita dhe kapacitete konkurruese. Lista e atyre zërave, atyre emrave, atyre kapaciteteve promovuese të talentit dhe përkushtimit, sfidës dhe suksesit, është e gjatë e ndër ta mund të renditim, Liri Rasha, Arif Vladin,Hazis Nderu, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Leo Krkuti, etj., etj., të cilët na prezantojnë denjësisht me artin dhe performancën e tyre. Sepse ata janë një energji e pashtershme e forcave përtëritëse dhe aftësisë për të pjesëmarrës denjësisht në sprova dinjitoze suksesi
Me këtë dua tu bëj me dije se Dibra e madhe dhe Dibra e Vogël të dyja kanë qenë një dhe në lashtësinë e Homerit e kishin emrin Ilirida.
E lashtë për nga historia Dibra, me një origjinë më të lashtë se kushdo tjetër; por që nga ato ditë e sot, ngadhënjyen këto bedena, ngulmuan këto zemra, qëndroi burrërisht e paepur kjo treve timash. Dibra i dha botës kulturën dhe civilizimin shtetformimin e munguar, zhvillimin e kërkuar…. Që nga…
Homeri
Homeri është një personalitet i rëndësishëm, sepse sa më shumë që rrëmon në jetën dhe veprimtarinë e tij të shpaloset një realitet befasues, një e shkuar që koha nuk ka guxuar ta nënshtrojë me harresë dhe errësirë. Ne dibranët, asnjëherë nuk jemi të vonuar për t’iu rikthyer ridimensionimit të kësaj figure, opusit të këtij vepruese dhe krijuesi, me të cilin nuk na lidh me një dialekt të pastër jo vetëm Ilirida (Iliada) apo Odisea, por jo më pak e vlerësuar dhe e çmuar është krejt kolana e tij letrare dhe bedenat e larta të atdhetarit dhe patriotit, filozofit dhe ideatorit të madh, i cili me stilin e tij, me përshkrimet që ka bërë ka triumfuar. Si rrallë kush, Ai na ka sjellë një material të rrjedhshëm dhe asimilues. Bekgraundi i tij historik është mahnitës.
Aleksandri i Madh
Deri në fund të tokës, nuk ka komb, shtet, apo mbret që deri më sot, të ketë arritur emrin e Aleksandrit të Madh. Erdhi për të mbetur një zë kushtrues, një emër i rëndësishëm në kujtesën e kohës dhe një kreshtë në lartësitë e krenarisë dhe mirënjohjes. Ai hyri në faqet e historisë si një personalitetit, i sakrificave për paprekshmëri të hapësirës territoriale të Ilirisë, i atij bekimi që mori nga çdo plis e gur i kësaj toke të vaditur me gjak. Dardani i iliridës, që bota klasike dhe mesjetare e njohën si më të madhin e mbretërve antik.
Erdhi në jetë si një amanet dhe përfundoi si një shembull i lartë i patriotizmit. I ngjizur me dashuri dhe forcë besimi, kurmi i këtij njeriu do të ecte në të zakonshmen, deri kur një shkreptimë fatkeqe e goditi atë në zemër, duke i thyer shpirtin, por jo duke e nënshtruar, përkundrazi duke e ndezur me zjarrin e me shpuzën e truallit, e duke e bërë rrufe shigjetare që bën dritë në natën e kobshme të rrezikut.
Një zjarr atdhedashurie që shpërtheu si një vullkan që në moshën e hershme të rinisë, do të bëhej për të një vullnet i stuhishëm ndjenjash të fuqishme veprimi dhe kuraje për të dhënë idealeve të larta çfarë kishte më të shtrenjtë.
Aleksandri i Madh i Dibrës (Dardanis) e ushqeu personalitetin dhe dinjitetin e vet në brumin e një magje, e cila gjithmonë mbrujti bukë dhe barot, qiti e priti në sofra e kuvende dinjitet dhe bujari, urtësi e guxim. Kjo thirrje lirie ishte ky zë që doli nga këto gjokse të mbushura me lartësi malesh e thellësi qiejsh, me gjëmim lirie e me dashuri për tokën amë.
Gjergj Kastrioti “SKENDERBEU”!
“Skënderbeu, edhe sot megjithëse kanë kaluar kaq vite nga vdekja e tij, vërshon stuhishëm në memorien e secilit, duke u përpjekur ta ndjek me ritmin e kohës hap pas hapi. Te çdonjëri nga ne që i vlon gjaku i shqiptarit me kureshti, mediton dhe sërish rend për të marrë pjesë në çdo qelizë të asaj kohe, të asaj epoke, e cila ishte fillesa e lindjes së shtetit të Arbrit. Si pakkush tjetër u lëshua furishëm e pa frikë në zjarrin e asaj lufte në përballje me armikun e urryer, hordhinë turkomadhe, të cilët i vunë si kushte që të nënshkruante nënshtrimin. Ai as nuk do të pranonte të bëhej palë e këtyre interesave armiqësore, as do të toleronte që ky kob i zi të bëhej vepër në dëm të interesave të atdheut.
Mustafa Shehu i Zerqanit
Mustafa Shehu ishte një ndër burrat e pashoq të Dibrës, ndoshta nga ata që do të ngulitet thellë në ndërgjegjen e kohës, ishte ai që u përpoq ti bashkonte Malet e Dibrës. Filozofia e tij ishte diçka magjike, sidomos për sulltanin dhe pashain, i cili dridhmohej nga magjia e filozofisë paqësore, që dilte nga një rajon si Dibra (Ilirida) i stërmbushur me urrejtje, luftëra të gjata për liri e pavarësi kombëtare. Është kjo magjia e fuqisë së paqes, e fuqisë së besimit, e fuqisë së drejtësisë, të cilën diti ta jetësoi një njeri si Ai.
Imam Hasan Muglica!
Erdhi për të mbetur një zë kushtrues, një emër i rëndësishëm në kujtesën e kohës. Ai hyri në faqet e historisë si një martir i dinjitetit dhe i personalitetit, i sakrificave për paprekshmërinë e hapësirës territorial të atdheut.
Erdhi në jetë si një amanet dhe përfundoi si një shembull i lartë i patriotizmit. I ngjizur me dashuri dhe forcë besimi, kurmi i këtij njeriu do të ecte në të zakonshmen, deri kur një shkreptimë fatkeqe e vatanit kur koha e solli shkaun në prag dhe e goditi atë në zemër duke i thyer shpirtin, por jo duke e nënshtruar, përkundrazi, duke e bërë rrufe shigjetare që bën dritë në natën e kobshme të rrezikut.
Elez Isufi!
Ishte ai që e deshi vendin e vet dhe popullin e vet dhe ju qendroje besnik atyre dhe idealeve të larta të atdheut, prandaj dhe populli kurrë nuk e harroi, përkundrazi e ruajti thellë në kujtesë, mirënjohjen dhe vlerësimin për të. Sepse ai ishte vetë populli, ishte biri i saj dhe çështja e tij ishte çështje për liri a vdekje e të gjithëve.
Shën Nënë Tereza!
Nënë Tereza ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Po ashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë. Në disa sondazhe globale ajo ishte pa diskutim gruaja më e famshme në botë, gruaja me më ndikim prej të gjithë grave që sakrifikuan për atë që besonin.
Haki Stërmilli!
Haki Stërmilli ishte nga ato personalitete të rëndësishme të letrave shqipe dhe veprimtarisë patriotike dhe dijetuese. Shkrimtari, gazetari, dramaturgu, atdhetari, janë ato shtresime ku ai dha më të mirën e tij, atë të një ylli që me kalimin e viteve e shton shkëlqimin e vet. Sepse sa më shumë që rrëmon në jetën dhe veprimtarinë e tij të shpaloset një realitet befasues, një e shkuar që koha ka guxuar ta nënshtrojë me harresë dhe errësirë. Asnjëherë nuk jemi të vonuar për t’iu rikthyer ridimensionimit të kësaj figure, opusit të këtij vepruese dhe krijuesi, me të cilin nuk na lidh vetëm një roman, por jo më pak e vlerësuar dhe e çmuar është krejt kolana e tij letrare dhe bedenat e larta të atdhetarit dhe patriotit, politikanit dhe ideatorit revolucionar.
Selim Alliu
Selim Alliu, konsiderohet si një nga figurat dhe personazhet më të rëndësishëm të arsimit shqiptarë, ku, përgjatë gjithë rrugëtimit të vet tregoi vlera dhe fjala e tij e matur dhe me vend ishte si një prekje shërues, si një balsam që paqton lëngimin, dhe qasej të mbante në jetë besimin tek populli dibranë e gjithë kombëtarë, të cilët i janë mirënjohës ndikimit pozitiv që mëshiroi, ai mësuesi i popullit Selim Alliu.
Migjeni
Poeti i mjerimit, liriku tragjik, Migjeni, është padyshim një ndër personalitetet më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare të shekullit të shkuar. Por edhe sot ai është poeti më i preferuar, zëri më i fuqishëm i denoncimit të problemeve sociale, të cilat ironikisht janë sfida edhe sot. Kjo ka bërë që vargjet e tij të shërbejnë si refren i shumë kushtrimeve të zërit të protestës.
Qemal Stafa
5 Maji është dita e dëshmorëve të atdheut, dita e kujtesës dhe mirënjohjes së atyre që dhanë jetën për liri, atyre që sakrifikuan gjithçka për ëndrrën e tyre të madhe, ëndërr që degjeneroi në një prej diktaturave më të egra të Evropës Lindore. Kjo datë, në themel të saj ka nderimin dhe përkujtimin e vdekjes së Qemal Stafës, idealistin 21-vjeçar që u sakrifikua trimërisht për bindjet dhe idealet e tij të pastra. Ndonëse kanë kaluar vite nga ajo vrasje, nga ajo ngjarje në Tiranën nacionaliste, edhe sot vijojnë komentet, debatet, hamendësimet dhe versionet për autorët dhe shkaqet e vrasjes. Qemal Stafa, ishte një prej ishte figurave qendrore të zhvillimeve të kohës, por vrasje e tij, më saktë ekzekutimi, u vlerësua me rezerva, ngase u deklarua nga autoritetet.
Haziz Ndreu
Këngët e rapsodit dibran, Haziz Ndreu janë unike për fuqinë interpretuese, për gjallërinë dhe virtuozitetin, me të cilin ai i jetësoi. Për dallim nga rapsodët e tjerë që kanë krijuar e kënduar dhjetëra e qindra këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tej mase i veçantë. Ai spikat qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar vetëm këngë historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve. Dhe është pikërisht kjo karakteristikë që e dallon atë nga të tjerë që i lidhi kënga popullore, visari ynë kombëtar i rapsodisë.
Liri Rasha
Liri Rasha është sinonim i një tradite, i një kulturë, i një treve, e cila ka nxjerrë nga gjiri i saj, personalitete legjendare të historisë, por edhe të kulturës dhe artit. Zëri brilant i Liri Rashës ka ngritur peshë platetë e shumë vendeve të botës, kudo ku ka emigrantë shqiptarë dhe ku interesimi për artin, kulturën dhe këngën shqiptare është në fokus, në të katër anët e globit, duke dëshmuar se kë përfaqëson dhe me çfarë përgjegjësie e ofron talentin e saj si një garanci të vlerave. Liri Rasha është një këngëtare e spikatur e traditës së këngës popullore veriore, në veçanti Dibrës nga edhe e ka origjinën.
Arif Vladi!
Askush më mirë se artistët si Arif Vladi, nuk i kanë shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve, për t’u identifikuar dhe pranuar si kulturë dhe civilizim.
Kultura dhe traditat, etnografia dhe muzikologjia, rapsodia dhe kënga qytetare, kanë gjetur te Arif Vladi zërin më të besueshëm dhe shpirtin më të pasur. Është ky këngëtar, i cili me talentin e tij të padiskutueshëm, me virtuozitetin e tij, ka bërë të mundur shndërrimin e këngës në armë, në frymëzim, në motivim, për të besuar dhe për të sakrifikuar gjithçka në emër të lirisë, në emër të kombit.
Është kjo panoramë, ky fokus, kjo qasje për të komunikuar, kjo kolanë personalitetesh Dibrane që kanë lënë gjurmë në histori, gjithë kjo shpërfaqje për të shprehur për ndjesitë personale për përjetësinë dibrane, këtë përgjegjësi dhe privilegj.
Personalisht e kam për obligim të jem dibranë dhe të shprehem siç do të dëshiroja me gjithë zemer.