BallinaPolitike“Parlamenti e kreu detyrën, është në dorën e KQZ”, deputeti i PS...

“Parlamenti e kreu detyrën, është në dorën e KQZ”, deputeti i PS Lavdrim Krrashi: Mazhoranca ka vullnetin për votën e diasporës. Të përdorin postën ose…

spot_img
spot_img

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdërim Krashi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me lirinë e medias dhe raportin e fundit të Reporterët pa kufi, që e rendiste vendin tonë të fundit në rajon për këtë aspekt.

Ai tha se përkeqësim nuk ka vetëm në Shqipëri për lirinë e medias, por në të gjithë rrafshin ndërkombëtar, me një numër të lartë punonjës të medias të cilët humbin edhe jetën gjatë detyrës.

“Shqipëria ka 35 vite që jemi një vend më i lirë e demokratik, referuar kjo edhe pjesës së medias.
Raporti duhet parë me kujdes. Edhe në rrafshin ndërkombëtar ka përkeqësim. Numri i gazetarëve në botë që kanë humbur edhe jetën si pasojë e punës është rritur, sidomos në vendet me konflikt si në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”, tha ai.

Krashi foli edhe në lidhje me ngjarjen e djeshme në Kuvend ku aktivistë kërkuan votën e diasporës.

Ai tha se Parlamenti e ka kryer punën e tij për sa kohë e ka bërë ligjin, dhe tani është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“U ndjeva mirë që kisha një mbështetje, më dukej se kisha kohë që njihesha me ta, por u ndjeva mirë. Jam gati që të mundësohet edhe vota për personat me aftësi ndryshe. Parlamenti e ka kryer detyrën e tij dhe e ka bërë ligjin. Është në dorën e KQZ. Vota me postë është metoda më e lehtë. Nëse jemi skeptik në çdo gjë atëherë nuk realizohen gjërat. Nëse nuk kanë besim tek Posta Shqiptare, le të marrim DHL, është më e kushtueshme sigurisht. Duhet të evitojmë që kur të duam ne të votojë, diaspora të mos ketë më interes të votojë. Diaspora nuk është e asnjë partie, është e Shqipëria. PS e ka vullnetin, do ndiqen procedurat patjetër”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular