Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë.
Policia e Tiranës, njofton se një makinë si pasojë e shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” drejt lumit të Lanës në afërsi të rrethit të Shkozës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, por fatmirësisht pa humbje jete, pavarësisht se makina është bërë “petë” nga përplasja e fortë.
Drejtuesi i automjetit 35-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.