Goditje qorre, njëra në shpinë dhe tjetra në shpatull, ka marrë një 41-vjeçar i cili u qëllua për vdekje në mes të rrugës në Stavroupoli të Selanikut mesditën e së shtunës.
41-vjeçari u qëllua nga një automjet që kalonte në rrugën Vassili Tsitsani në Stavroupoli. Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault, pa targa.
Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili ishte në motoçikletë dhe sapo kishte hequr kaskën. Më pas viktima ka zbritur nga motomjeti, ka ecur disa metra dhe është rrëzuar i vdekur në rrugë.
Viktima kishte pasur më herët probleme me drejtësinë dhe po hetohet për identifikimin e autorëve.