BallinaLifestyleSherret mes Graciano Taganit dhe Argjira Spancës, balerini kërkon një mundësi të...

Sherret mes Graciano Taganit dhe Argjira Spancës, balerini kërkon një mundësi të dytë, por..

spot_img
spot_img

Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Nëna e Gracianos nga ana tjetër në një intervistë për “Fan Club” nuk ka pranuar të japë një përgjigje për ndarjen e tyre, ndërsa theksoi se gëzon respekt për Argjirën.

“E kam parë atë moment, më ka prekur shumë, sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për familjen e tij”. Në studio ajo u pyet edhe për ndarjen nga Argjira. “Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim, sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm. Pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij, edhe pse jo të jetë fitues i asaj loje. Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe më ka ndjekur. Respekti ynë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës, këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj”.

Që pas hyrjes për herë të dytë në shtëpinë e BBV të balerinit, moderatorja s’ka bërë asnjë postim në mbështetje të tij. Gjithashtu, gjatë bisedave me banorët, Graciano ka lënë të nënkuptohet se gjërat nuk po shkojnë mirë mes të dyve. Në bisedë ai tregoi një episod të ndodhur 1 vit parë, kur moderatorja shprehu dëshirën për t’u bërë prind, por ai nuk ishte gati. Megjithatë, të dy ranë dakord se ndoshta fëmija do të vinte në një moment në tjetër në të ardhmen.

“Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë, pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje, sepse varet nga rrethanat, kështu që… Kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara”.

Por duket se krisja mes çiftit ka nisur shumë më herët dhe shkak nuk janë bërë fëmijët. Kanë qenë angazhimet e tyre të shumta dhe distancimi nga njëri-tjetri. Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se edhe në ambientet e punës nuk janë parë bashkë. Kjo nënkupton se kriza mes çiftit nuk është më një grindje momentale, por një raport që vështirë se mund të rimëkëmbet. Të dy kanë ndarë qëllime të tjera, çfarë ka sjellë përplasje mes balerinit dhe moderatores, që tashmë po sprovon veten edhe në biznes.

Teksa partneri i saj është pjesë e “Big Brother”, Argjira ka vendosur që të prezantojë linjën e saj të buzëkuqve, duke zgjedhur të mos flasë më për atë çfarë ka ndodhur në “Big Brother”. Nga ana tjetër, Graciano, shpreson për një ribashkim. Pak ditë më parë, kur atij iu kërkua të bënte një telefonatë imagjinare, ai telefonoi pikërisht Argjirën.

“Kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë”, tha ai, por duke mos zbuluar më shumë, ndërsa më parë ka treguar se Argjira ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë, por vetë Graciano s’ka qenë gati të bëhet prind.

Në mesazhin drejtuar Argjirës, Graciano u shpreh se synon finalen e “Big Brother VIP” dhe se po lufton për të dy.

“Doja të thosha që më ka marrë malli shumë dhe as nuk do të qaj, edhe pse shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu, nuk folëm ashtu siç flasim gjithmonë, sepse nuk ta kam thënë përpara, por këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist, kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë. Dua të them më fal që nuk isha korrekt, isha shumë i ftohtë në çdo lloj gjëje, por e di shumë mirë që të dua pafund, të kam zemër, më ke ndryshuar jetën dhe po vdes nga malli e dashuria për ty”.

argjira spanca graciano tagani (7)

Gjatë një bisede me Egla Cenon, konkurrenti tha që Gjira nuk e lë atë kurrë në baltë dhe do të vijë ta takojë atëherë kur duhet, gjë që sipas balerinit, ajo e di shumë mirë. E teksa tregoi se ka 6 vite lidhje me moderatoren, Graciano tha po e shijon qëndrimin në “BBV”, sepse është shumë i qetë dhe nuk ka asnjë lloj meraku. “Shyqyr! Në fillim ishe pak kështu…”, – iu drejtua Egla, duke nënkuptuar debatin e tij me Argjirën, ndërsa balerini e pohoi këtë gjë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular