Fundjavën që vjen, në data109-11 maj pritet të hap siparin panairi i librit “Kamza lexon”, në Sheshin “Nënë Tereza”. Sikurse edhe vitet e kaluara edhe kësaj here pritet të ketë një interes të lartë të dhjetra shtëpive botuese me një larmi titujsh, përfshirjen e dhjetëra autorëve, shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve. Interesi pritet të jetë i madh edhe nga lexuesi në territorin e kësaj bashkie për të cilët një aktivitet i tillë kulturor është vlerë dhe pasuri e shtuar. Ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e kryebashkiakut Rakip Suli është kthyer në traditë tashmë për qytetin. Aktiviteti do të organizohet nga Drejtoria e Artit dhe Kulturës. Një nga anëtarët e jurisë që do të jap çmimet dhe ndërkohë dhe organizator i aktivitetit, shkrimtari Liridon Mulaj në rrjetin social FB njofton për ardhjen e panairit dhe shkruan: -“Juria e panairit të tretë të librit “Kamza lexon” 2024 ka nisur punën prej një muaj e gjysëm për seleksionimin dhe vlerësimin e tre çmimeve fituese: Romani më i mirë, vepra studimore më e mirë dhe libri për fëmije më i mirë”.