BallinaAktualitet“Burri 70 vjeç ikën e bredh”, gruaja dyshon për tradhtinë: Të kam...

“Burri 70 vjeç ikën e bredh”, gruaja dyshon për tradhtinë: Të kam dëgjuar në telefon e mesazhe

spot_img
spot_img

Zhaneta dhe Rolandi, çifti që ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” ka 45 vite martesë. Ka qenë Zhaneta ajo që ka kërkuar një përballje në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se bashkëshorti mban mjetet e saj të identifikimit ndërsa vetë nuk gjendet në shtëpi.

Rolandi thotë se këtë e ka për shkak të punës si shofer kamioni, ndërsa sa për dokumentet thotë se do ia japë vetëm nëse ata divorcohen. Shqetësimi kryesor i Zhanetës janë disa dyshime për shkak të lëvizjeve të tij sepse mendon që Rolandi ka një marrëdhënie jashtëmartesore.

Zhaneta: Bënte Greqinë, Greqi-Turqi dhe unë rrija me kalamajtë në shtëpi. Edhe tani ashtu vetëm po rri.

Roland: Kam punuar tërë kohën dhe ajo ka ndenjur në shtëpi. Sot vjen e më sjell mua këtu.

Ardit Gjebrea: Dikush për fëmijët duhet të kujdeset. Keni fëmijë ju?

Zhaneta: Kam dy fëmijë.

Ardit Gjebrea: Dikush duhet të kujdesej për fëmijët.

Zhaneta: Jemi bërë edhe gjyshër dhe dëgjojnë fëmijët këto bukuritë tona, është turp.

Roland: Kjo nuk është në terezi fare.

Ardit Gjebrea: Pse?

Roland: Se më kërkon hesap ku shkon, ku vete?

Zhaneta: Po ikën ore, vjen vonë, ku vete? Pse s’më tregon?

Roland: Unë kam shokë, kam miq, do dal.

Zhaneta: Ke shokë! Mos ke shoqe pa shokë…

Roland: Do shikoj një sport, të pi një kafe. Nuk do rri gjithmonë pas kësaj!

Zhaneta: Pas meje do rrish, ku do rrish? Burri 70 vjeç, ikën më bredh!

Ardit Gjebrea: Në fakt, kur ikën bashkëshorti dhe bashkëshortja nuk e merr për një kohë të gjatë në telefon, ka nga ata burra që thonë sa mirë, ka nga ata burra që thonë po pse s’më merr, nuk e mori malli për mua?

Roland: Jo, Ardit, kjo ka diçka tjetër se nuk ka mundësi!

Zhaneta: Çfarë diçkaje?  Ma thuaj çfarë diçkaje kam, asnjë gjë s’kam! Ti je nga ata që rri i ikur nga shtëpia.

Roland: Ne kemi 45 vjet, 50 vjet martuar me njëri-tjetrin. U kujtua sot kjo të bëhet xheloze!

Ardit Gjebrea: Po të do akoma, të do.

Zhaneta: Ka një femër në Durrës.

Roland: Po çfarë femre, janë përralla me mbret që tregon ajo!

Zhaneta: Po jo ore, të kam dëgjuar në telefon dhe në mesazhet e saj.

Roland: Unë telefonin e lë mbi tavolinë.

Eni Çobani: Po s’keni edhe moshë për këtë gjë, zoti Roland, më vjen keq tani.

Roland: Zonja Eni, të të bëj një pyetje: Me çfarë e mat moshën time ti?/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular