BallinaAktualitetEkspertët britanikë: Italia nuk do ta ketë të lehtë me Shqipërinë, ka...

Ekspertët britanikë: Italia nuk do ta ketë të lehtë me Shqipërinë, ka lojtarë profesionistë që luajnë në Serie A

spot_img
spot_img

Edhe pse një nga skuadrat me më pak eksperiencë në finalet e eventeve ndërkombëtare, Shqipëria nuk është një skuadër për t’u nënvlerësuar. Squawka, një media me bazë në Londër e specializuar për statistika dhe parashikime sportive, ka bërë vlerësimin e saj për sfidën e parë të grupit B të Euro 2024 mes Italisë dhe Shqipërisë.

Si kampione në fuqi dhe në mbrojtje të titullit, për Italinë, kuqezinjtë do të jenë kundërshtari më i favorshëm për të nisur Europianin. Por parashikimi thotë që skuadra e Spalletti-t duhet të bëjë shumë kujdes. Edhe pse në përbërje ka lojtarë të një niveli mjaft të lartë, përballja me Shqipërinë mund të jetë si të shkelësh në një lëkurë bananeje.

Sipas medias britanike, Euro 2024 është koha e përsosur për Italinë për të rikthyer formën e saj dhe për të tentuar të ruajë titullin.

Por përballë në ndeshjen që do të luhet në Dortmund do të jetë Shqipëria, skuadër që nuk ka shumë emra të njohur, por që ka bërë një fushatë të shkëlqyer kualifikuese dhe për këtë arsye këta lojtarë nuk duhen anashkaluar.

Janë 7 lojtarë të kombëtares që kanë gjetur golin dhe ambicia e tyre në finalet e Europianit do të jetë e madhe. I vetmi lojtar që është me dyshim është Jasir Asani i cili nuk po luan në ekipin e tij Guangju në Kore. Mbrojtja e Shqipërisë vlerësohet si një faktor që mund të sjellë zhgënjim tek kundërshtarët.

Tv Klan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular