BallinaAktualitetAskush nuk do të bëjë 'pazar' me Dumanin/ SPAK-ut i dështon tenderi...

Askush nuk do të bëjë ‘pazar’ me Dumanin/ SPAK-ut i dështon tenderi sekret 1 mln euro i përgjuesve

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi anullimin e tenderit 440 mijë euro për blerjen e sistemeve të monitorimit taktik.

Përmes një njoftimi të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, SPAK njoftoi se arsyeja e anullimit është për shkak se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë që të përputhet me kriteret e caktuara në tender.

Askush nuk do të bëjë 'pazar' me Dumanin/ SPAK-ut i

Ky i blerjes së sistemeve të monitorimit taktik është loti i parë i një tenderi me 3 lote dhe vlerë totale 1 milionë euro. Pak kohë më parë SPAK njoftoi edhe anullimin e lotit të dytë, atë për “Blerjen e Sistemeve Teknologjike Hardëare dhe Software për suportin e hetuesve në terren”, i cili kishte një fond limit prej rreth 320 mijë eurosh. Edhe loti i dytë u anullua me të njëjtin motiv, atë të mosparaqitjes së asnjë ofertë në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Ndërkohë loti i tretë është ai për blerjen e sistemeve autonome anti-dron, me fond limit 240 mijë euro. Fati i lotit të tretë nuk bëhet i ditur ende, por me gjasa edhe ky lot mund të dështojë ashtu si dy të parat.

Tenderi me 3 lote për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve të përgjimit, u shpall në tetor të vitit të kaluar si një procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar. Ky tender parashikohej me dy faza. Në fazën e parë SPAK do të përzgjidhte jo më pak se 3 kompani duke i ftuar ato të paraqesin ofertë. Ndërsa në fazën e dytë do të vlerësonte ofertën më të favorshme.

Por tenderi dështoi i gjithi, pasi me sa duket askush nuk ka qejf të hedhë valle në gojën e ujkut dhe të bëjë biznes tenderash me Dumanin.

Kapitali.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular