BallinaSportIa vodhën mafiozët në Napoli, gjendet “Topi i Artë” i Maradonës. Do...

Ia vodhën mafiozët në Napoli, gjendet “Topi i Artë” i Maradonës. Do shitet për shifrën marramendëse në ankand

spot_img
spot_img

“Topi i Artë” që Diego Maradona fitoi në vitin 1986, do të shitet në ankand në Paris më datën 6 qershor, 35 vite pasi ishte vjedhur.

Trofeu i veçantë ishte vjedhur në vitin 1989 nga anëtarët e klanit mafioz të Xhuzepe Miso në Napoli gjatë një grabitje në bankën ku ruheshin  sendet me vlerë të Maradonës. Gjatë gjithë jetës, Maradona ishe munduar që të rimerrte këtë trofe, por nuk ia kishte dalë.

Tani, trofeu është shfaqur përsëri pas 35 vitesh dhe është gati për t’u shitur në ankand, Maradona në fakt nuk e ka fituar kurrë “Topin e Artë” të vërtetë, pasi asokohe, trofeu jepej vetëm për futbollistët europianë. Por “France Football” i dhuroi atij një të veçantë në vitin 1986, kur u shpall Kampion Bote me Argjentinën. Më pas, atij iu dha “Topi i Artë” për karrierën në vitin 1995.

Franko-algjeriani Abdelhamid B, një njeri i dhënë pas ankandeve, kishte gjetur këtë trofe të Maradonës që në vitin 2016, por vetëm tani së fundmi ka marrë certifikimin e autenticitetit të tij. Ankandi i muajit të ardhshëm pritet të mbledhë disa nga koleksionistët më të mëdhenj në botë, teksa vlera që përllogaritet se do të kushtojë ky trofe, është mes 12 dhe 15 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular